Projekti, lulishte e re 13 mijë metra katrorë në Vlorë - Rikualifikim edhe për “Kalin e Trojës” dhe Ali Demin
Lulishtet e qytetit të Vlorës do t’i nënshtrohen rikualifikimit urban. Bashkia e Vlorës ka shpallur tenderin me vlerë 20.9 milionë lekë për rikualifikimin e lulishteve në zonën e njohur si Kali i Trojës, asaj në zonën përballë Policisë, në lagjen Kushtrimi dhe në krah të shkollës Ali Demi.
Projekti për lulishten në lagjen Kushtrimi propozon krijimin e një lulishtje të re në Vlorë, e cila do të shtrihet në një sipërfaqe prej 13 mijë metra katrorë. Lulishtja do të ofrojë një hapësirë për relaksim, aktivitete kulturore dhe sociale, dhe do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetës në qytet.
Veç ambienteve për pushim dhe parkut për fëmijë, projekti për këtë lulishte parashikon dhe një shteg për ecje dhe vrapim.
Lulishtja tjetër që do t’i nënshtrohet kualifikimit është ajo në zonën e njohur si Kali I Trojës. Kjo është një lulishte ekzistuese që aktualisht ka nevojë për rikonstruksion.
Rikonstruksioni veç sistemimeve dhe vendosjes së pemëve e luleve, parashikon dhe një park lojërash për fëmijët.
Po ashtu, edhe lulishtja në krah të shkollës Ali Demi do të rikualifikohet me stola të rinj dhe me pemë e lule. Të tre projektet parashikojnë vendosjen e ndriçimit LED.
Sondazh

Dobësohet Euro ndërsa Dollari dhe Paundi rikuperojnë pikë!
Monedha europiane është dobësuar këtë mëngjes pas mbylljes së zgjedhjeve amerikane duke u blerë sot me 97.9 lekë dhe duke u shitur me 98.5 lekë në raport me......

6.000 familje përfitojnë ulje për kondicionerë - Maqedonia e Veriut ofron kuponë për familjet me të ardhura të ulëta
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale në Maqedoninë e Veriut bën me dije se ka filluar dhënia e kuponëve për blerjen dhe montimin e......

“Synojmë rritjen e aksesit në kulturë” - Ministri Gonxhja, në Komisionin e Edukimit për pr.buxhetin 2025
Në Komisionin parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, po diskutohet në parim projektligji “Për Buxhetin e Vitit 2025” me Ministrin e......

“Si do i rrisim të ardhurat në buxhet në 2025”? - Ministri Petrit Malaj, në Komisionin parlamentar të Ekonomisë
Ministri i Financave, Petrit Malaj, po flet në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave për të ardhurat dhe shpenzimet e projektbuxhetit 2025. “Tre......

“Ringjallet” Kalldrëmi i Sarisalltikut - Hapen tenderat për rrugët e fshatrave në Gjirokastër e Përmet
Përfundimi i vitit kalendarik po shoqërohet me shtimin e investimeve, sidomos të njësive të pushtetit vendor. Në Agjencinë e Prokurimeve Publike janë......

Si mbështeten gratë përmes buxhetimit gjinor? - Sulçe: Puna e papaguar e grave shtëpiake do ishte kontribut për ekonominë
Buxhetimi gjinor është një qasje që synon të integrojë perspektivën gjinore në procesin e buxhetimit public, ndërsa përqëndrohjet në analizimin sesi......

Sistemi e-visa, lehtësim i procedurës së aplikimit për vizë - AKSHI, tender 146 mln lekë për digjitalizimin e shërbimeve konsullore
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka hapur tender për përmirësimin e sistemit të vizës elektronike për Ministrinë për Europën dhe Punët e......

Projektet infrastukturore për vitin 2025 - Balluku, në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese për Projektbuxhetin
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është e pranishme në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese,......