“Projekti i Zvërnecit, shteti nuk ka pjesë” - Rama: Pretendimet janë legjitime, por ato zgjidhen në gjykata

Kryeministri Edi Rama po mban një fjalë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste lidhur me zhvillimet në Zvërnes. Ndër të tjera ai u shpreh:
“Projekti ka nisur si interesim nga ana e investitorëve në vitin 2023 dhe ka nisur si interesim bashkë me Sazanin dhe qëndrimi ynë ka qenë: Sazani është tokë publike. Ka qenë një dëshirë e kahershme edhe e qeverive të tjera për ta kthyer në destinacion turistik. Ne jemi të gatshëm të punojmë ju dhe kini parasysh që ajo tokë nuk shitet. Ne duam që shteti të jetë bashkëpronar. Shitësit dhe të korruptuarit bënin Shqipërinë 1 euro dhe merrnin pjesën, nuk ia jepnin shtetit.
Për projektin e Zvërnecit duhet të shikoni pronat dhe pronarët, pasi ne nuk kemi pjesë aty, çfarë mund të jetë shtet janë të papërfillshme.
Bota ka hesape për të larë dhe ka luftrat e veta për të bërë, prandaj edhe projekti ka pasur interesim, por me axhendë, jo për të informuar popullin e tyre sa shumë po zhvillohet Shqipëria, por për të gjetur gjilpëra nën kashtë. Prandaj investitorët kanë ftuar ekselencën arkitekturore.
Administrata shqiptare ka mbrojtur interesin tuaj, interesin tonë, të vendit. Kemi bërë detyrën jo veç procedurialisht, por në mënyrë patriotike. Kam parë pallate në projekt. Ku i keni gjeur, ato janë kthyer mbrapsht nga institucionet. Ne duam më shumë. Toka është e regjistruar në hipotekë prej shumë e shumë vitesh dhe negociatat me pronarët janë çështje mes palësh, në të cilat ne nuk kemi hyrë. Ne jemi të fokusuar tek Sazani, për të cilin nuk kanë përfunduar negociatat, sepse ne duam pjesën e shtetit shqiptar. Rrethimi i pronës është bërë bazuar tek leja e zhvillimit, e cila nuk është leja e ndërtimit. Rrethimi i pronës është e drejta e çdo pronari kur merr lejen e zhvillimit.
Për herë të parë dje dëgjova që aty paska një popullsi homogjene greke, këtë nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë, ndoshta se jam injorant. U mahnita nga deklarata e ministrisë së jashtme, se ishte një akt dhune, por nuk ishte një akt dhune shtetërore, siç ndodh me shqiptarët në burgjet e Shqipërisë, ose siç ka ndodhur më parë me shqiptarët në rrugët e Shqipërisë.
Pretendimet janë legjitime, por ato zgjidhen në gjykata, sepse titujt e pronësisë janë baza e çdo veprimtarie dhe jo pretendimet. Siç ndodhi atje lart në Rrjoll, që toka ishte e blerë nga pronarët që kishin letrat, por nuk mund të zhvillohet vendi nëse mbetet pezull mbi titujt e pronësisë.
Forcat e jashtme nuk e duan këtë projekt. Nuk e duan sepse është konkurrencë, sepse ky projekt, e ngre Shqipërinë në një nivel tjetër me realizimin evet. Natyrisht që sjellja e kompanisë së sigurisë ishte e neveritshme dhe jo më pak e neveritshme ishte sjellja e drejtuesve të policisë vendore, gjë për të cilën pati reagim të menjëhershëm nga ana e Policisë së Shtetit”.
Si ka nisur ky muaj për valutat kryesore?
Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të ndjeshme të vlerës në raport me muajin e kaluar duke u blerë mëngjesin e kësaj të hëne me 81.3 lekë dhe duke u......
77,7 milionë lekë për rrugën “Selitë e Vjetër” - Bashkia Tiranë hap garën, parashikohet ndërhyrje e plotë infrastrukturore
Bashkia Tiranë ka shpallur hapjen e garës për ndërtimin dhe rikonstruksionin e rrugës “Selitë e Vjetër” në kryeqytet. Sipas dokumentit në Agjencinë e......
“Furnizimet me energji, të pasigurta nga lufta” - Paralajmërimi i krerëve të FMN, Bankës Botërore, OBT
Krerët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore dhe Organizatës Botërore të Tregtisë paralajmëruan se lufta në......
Evropa mbetet prapa SHBA në përvetësimin e IA - 43% e të anketuarve amerikanë e përdorin në punën e tyre. 32% në Evropë
Sipas një studimi të ri, Evropa mund të jetë më e ngadaltë në përvetësimin e inteligjencës artificiale (IA) sesa Shtetet e Bashkuara për shkak të mënyrës se......
IA direkt në kompjuterët personalë - Kompania Nvidia lançon çipin e ri RTX Spark
Nvidia zbuloi një çip të ri që vendos aftësitë e inteligjencës artificiale direkt në laptopë dhe kompjuterë, i cili do të dorëzohet këtë vjeshtë dhe sipas......
Tregu global i smartfonëve, rënie rekord vjetore - Kriza e çipave përkeqësohet, ndikuar nga lufta në Iran
Tregu global i telefonave inteligjentë po shkon drejt tkurrjes më të madhe vjetore të regjistruar ndonjëherë, me dërgesat që parashikohet të bien me 13.9%......
1 Qershori: Mbrojtja e fëmijëve nis edhe nga mbrojtja e të dhënave të tyre personale
Me rastin e 1 Qershorit - Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale uron të......
''Albanian Digital Solutions'', Rama: Kapitull i ri për të ardhmen digjitale
Prezantimin e një kompanie të re publike, “Albanian Digital Solutions”, kryeministri Rama e cilëson si fazën e re të transformimit dixhital të shtetit......



