Shqipëria Postuar më 4 Mars 2025, 11:46

Projektet me fonde të huaja përjashtohen nga TVSH - Udhëzimi i Financave/ Kod Unik. Si do të funksionojë skema?

Nga Elisabeta Dosku

Projektet me fonde të huaja përjashtohen nga TVSH - Udhëzimi i

Projektet e ndryshme publike të cilat financohen nga donacione apo grante të huaja,  do të përjashtohen nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.

Udhëzimi i Ministrisë së Financave, detajon procedura e përjashtimit në import dhe trajtimit si furnizim i përngjashëm me eksportet për marrëveshjet e donacionit/grantit.

Referuar udhëzimit të botuar në Fletoren Zyrtare, “ trajtohet si furnizim i ngjashëm me eksportet, furnizimi i mallrave/shërbimeve, të  destinuara për realizimin e projekteve të financuara me fonde  të marra në bazë të një marrëveshjeje donacioni/granti, të lidhur ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë/Republikës së Shqipërisë dhe donatorëve të huaj, nëse në marrëveshje është parashikuar se fondet e marra nuk do të përdoren për të paguar tatime në Shqipëri”.

Në këtë rast regjistrimi i projektit nga zbatuesi ose përfituesi do të bëhet në Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (Agjencia). Agjencia vlerëson kërkesën dhe lëshon Certifikatën e Regjistrimit të Projektit, brenda 10 ditëve pune.

Për çdo projekt do të ketë vetëm një Kod Unik të Identifikimit të Projektit, pavarësisht numrit të zbatuesve/përfituesve të këtij projekti.

Agjencia, dërgon kopjen e certifikatës pranë tatimeve dhe doganave.

Zbatuesi/përfituesi  në momentin që blen mallra/shërbime të nevojshme për realizimin e projektit, paraqet te furnizuesi (shitësi) i tyre certifikatën e lëshuar nga DRT-ja, me qëllim që këto blerje të mos ngarkohen me TVSH.

Furnizuesi, në faturat që lëshon për zbatuesin/përfituesin, duhet të pasqyrojë se ky furnizim do të trajtohet si furnizim i përngjashëm me eksportet, me shkallë tatimore të TVSH-së zero për qind. Gjithashtu, në këto fatura duhet të pasqyrohet Kodi Unik i Identifikimit të Projektit, i përcaktuar në certifikatën e lëshuar nga Agjencia dhe numri i certifikatës përkatëse të lëshuar nga DRT-ja.

Për të gjitha mallrat/shërbimet e destinuara për realizimin e projekteve objekt i këtij neni, për të cilat është paguar TVSH-ja përpara pajisjes me Certifikatë për Regjistrimin e Projektit, do të kryhen procedurat e rimbursimit.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat