Shqipëria Postuar më 8 Nëntor 2024, 10:14

Projektet infrastukturore më të rëndësishmë për vitin 2025 - Zv/kryeministrja Balluku, në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat

Nga Scan TV

Projektet infrastukturore më të rëndësishmë për

Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat po zhvillon një seancë dëgjimore për shqyrtimin e buxhetit dhe investimeve të parashikuara nga Ministria e Infrastruktures dhe Energjise për vitin 2025. Zv/kryeministrja, njëherësh minister e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ndër të tjera deklaroi:

 “Buxheti total i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për vitin 2025 kap vlerën e 74 mld lekëve, nga të cilat 6.7 mld lekë janë shpenzime korrente dhe 67.38 mld lekë janë shpenzime kapitale. Nga shpenzimet kapitale, 53.56 mld lekë apo 79.5% e totalit janë financim i brendshëm dhe 13.82 mld apo 20.5% janë financim i huaj.

Korridori VIII dhe korridori blu janë 2 veprat infrastrukturore kryesore, që kontribuojnë  jo vetëm në zhvillimin ekonomik të vendit, por edhe në rajon.

Infrastruktura rrugore është prioritet në periudhën afatmesme. Për vitin 2025 buxheti për këtë transport është 33.48 mld lekë, 4.1 mld lekë apo 14% më shumë se 2024. 29.82 mld lekë janë shpenzime kapitale. 88% e shpenzimeve kapitale janë financim i brendshëm, ndërsa 12% financim i huaj”.

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat