Shqipëria Postuar më 29 Shtator 2025, 11:09

Projektet e hekurudhave, “kusht” për dekarbonizimin - Banka Botërore: Përfitimet ekonomike e mjedisore janë të mëdha

Nga Ola Mitre

Projektet e hekurudhave, “kusht” për dekarbonizimin - Banka

Hekurudha, qoftë me naftë apo elektrike, është shumë më efikase në energji dhe lëshon më pak CO₂ për pasagjer-km ose ton-km se pothuaj të gjitha format e tjera të transportit, qofshin rrugore dhe ajrore”. Një raport i fundit i Bankës Botërore mbi rolin e hekurudhave në dekarbonizimin e transportit në vendet në zhvillim thekson se roli kryesor klimatik i trenave vjen pikërisht nga zhvendosja e transportit nga rruga dhe ajri në hekurudhë, duke sjellë rreth 80% kursime potenciale të emetimeve.

Raporti sjell edhe shembuj tipikë të kursimit. Sipas dokumentit, kalimi i një pasagjeri nga një makinë me 2 persona në një tren me naftë kursen rreth 84 g CO₂e për km., ndërsa zhvendosja e 1 ton-km mallrash nga kamionët tek treni me naftë kursen rreth 55 g CO₂e. Këto vlerësime vljenë për trenat me naftë, ndërkohë që nëse përllogaritet edhe mundësia e elektrifikimit, atëhere kursimet në emetime janë edhe më të mëdha.

Pavarësisht se raporti flet për vendet në përgjithësi, ai ka rëndësi edhe për Shqipërisë, pasi zhvillimi i transportit hekurudhor mund të ulë emetimet, duke afruar objektivat e Axhendës së Gjelbër dhe Kapitullit 27, për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Aktualisht, janë në zhvillim disa projekte që synojnë ringjalljen e transportit hekurudhor për pasagjerët dhe mallrat, sikurse është treni Tiranë – Durrës – Rinas, Vorë – Hani i Hotit apo Durrës – Rrogozhinë.

 

 

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat