Projektet 2027–2029, rrugët prioritare për investim - Kosto totale e projekteve të maturuar arrin në 5.27 mld euro

Qeveria shqiptare ka identifikuar një seri projektesh prioritare me status “të maturuar” për periudhën 2027–2029, të cilat konsiderohen të gatshme për financim dhe zbatim, pasi kanë kaluar fazën e studimit të fizibilitetit ose ndodhen në një stad të avancuar përgatitjeje teknike.
Lista e projekteve me një vlerë totale prej rreth 5.27 mld euro tregon një dominim të qartë të sektorit të transportit, veçanërisht atij rrugor dhe hekurudhor, që përthith një pjesë të konsiderueshme të investimeve të planifikuara.
Ndër projektet, evidentohet ndërtimi i bypass-it të Elbasanit, një ndërhyrje e rëndësishme për lehtësimin e trafikut dhe përmirësimin e lidhjes në një nga nyjet më të rëndësishme rrugore të vendit. Realizimi i tij kërkon një investim prej rreth 240 mln euro, duke e renditur ndër projektet më të mëdha infrastrukturore në listë.
Në të njëjtën linjë, një tjetër projekt strategjik është segmenti Milot–Balldren, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian, me një vlerë mbi 213 mln euro, që synon përmirësimin e ndërlidhjes veri–jug dhe integrimin në rrjetet rajonale.
Lista përfshin gjithashtu një sërë projektesh të tjera rrugore me rëndësi kombëtare, si: Ndërtimi i aksit Elbasan–Lekaj, pjesë e Korridorit VIII, me një investim prej rreth 360 mln euro, zgjerimi i autostradës Tiranë–Durrës dhe rrugës Tiranë–Ndroq–Plepa, etj.
Përveç rrugëve, projektet e maturuara përfshijnë edhe investime në transportin hekurudhor dhe detar, si dhe në sektorin e energjisë dhe mjedisit.
Katër shtete mbajnë “peshën” e investimeve në Shqipëri - BSH: Holanda në vend të parë me 202 milionë euro. Ndjekin Italia, Kosova dhe Turqia
Holanda, Italia, Kosova dhe Turqia janë vendet që sollën më shumë investime në Shqipëri gjatë vitit të kaluar. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë......
“Momenti i duhur për të investuar në Shqipëri” - Rama: Ndryshime të mëdha, sektorët po zhvillohen me shpejtësi
Shqipëria është gati për të mirëpritur, për të ofruar dhe ndërtuar një ekosistem rreth nevojave të investitorëve dhe gati për të lidhur njerëzit, bizneset......
500 investitorë, interes për 4 sektorë në Shqipëri - “Match-maker Albania 2026”/ Nga pasuritë e paluajtshme, tek energjia
Katër sektorë kryesorë u janë ofruar investitorëve si një mundësi e artë për të investuar në Shqipëri, duke filluar nga pasuritë e paluajtshme, bujqësia......
“Rendi botëror ka ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme” - Kreu i OBT bën thirrje për reformim të sistemit të tregtisë globale
Kreu i Organizatës Botërore të Tregtisë tha se sistemi shumëpalësh ka ndryshuar rrënjësisht dhe se vendet duhet të shohin drejt së ardhmes për të shqyrtuar......
Ekonomia mbyll 2025-ën me rritje prej 3.79%/ Në tremujorin e fundit, zgjerimi u mbështet kryesisht nga ndërtimi dhe administrata
Nisur nga të dhënat e tremujorit të katërt, INSTAT dha një vlerësim paraprak të Prodhimit të Brendshëm Bruto për vitin 2025, sipas të cilit ekonomia......
Konglomeratet financiare “nën lupë” - Kontroll i përbashkët për grupet që operojnë në disa sektorë financiarë njëkohësisht
Grupet e mëdha financiare do të jenë tashmë nën mbikëqyrje të integruar nga Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF). Të......
Hekurudha, 1 mld lekë shpenzime - Realizimi i buxhetit, projektet që u financuan gjatë vitit 2025
Hekurudha shqiptare shpenzoi rreth 1 mld lekë gjatë vitit 2025, sipas pasqyrës së realizimit të buxhetit të publikuar nga ky dikaster. Sipas dokumentit,......
Koçiu: Aksione pastrimi nga pikat kufitare deri në destinacionet kryesore turistike
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu informoi sot përmes rrjeteve se në prag të nisjes së sezonit të ri turistik, në të gjithë Shqipërinë kanë nisur aksione të......


