Shqipëria Postuar më 12 Nëntor 2024, 13:24

Projekt pilot/Ndryshojnë njësitë e tregtimit të fruta-perimeve - Agjencia hap tenderin për tezgat e reja në tregjet e Tiranës

Nga SCAN TV

Projekt pilot/Ndryshojnë njësitë e tregtimit të

Agjencia e Administrimit të Tregjeve në Tiranë po eksperimenton një lloj të ri tezge për njësitë e tregtimit të fruta-perimeve. Agjencia ka shpallur tenderin me vlerë 3.6 milionë lekë për realizimin e projektit pilot.

Projekti i tezgave të reja synon përmirësimin e cilësisë së kushteve të tregtimit, me qëllim që ato të jenë sa më funksionale për ushtrimin e aktivitetit të tregtimit të fruta-perimeve.

Njësitë e reja të tregtimit janë projektuar të jenë metalike, me ekspozitor dhe me mbulesë kundra shiut. Projekti pilot parashikon prodhimin e 20 tezgave të para, që nëse do të rezultojnë efikase, mund të shtrihet më tej në tregje të tjera.

Agjencia e Administrimit të Tregjeve është institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, i krijuar në vitin 2017. Kjo agjenci administron 10 tregje të rëndësishme të Tiranës, mes të cilëve atë të Pazarit të Ri,1 maji, Petro Nini etj. 

 

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat