Shqipëria Postuar më 28 Prill 2025, 13:11

Projekt për rigjallërimin e Ish-Uzinës së Autotraktorëve - Rama: Fokusi në prodhimin ushtarak dhe krijimin e vendeve të punës

Nga Hamit Yzeiraj

Projekt për rigjallërimin e Ish-Uzinës së

Kryeministri Edi Rama prezantoi projektin e rigjallërimit të Ish-Uzinës së Autotraktorëve që do të jetë në funksion të industrisë ushtarake, për prodhimin e uniformave dhe montimin e mjeteve të blinduara.

"Këtu po flasim për një zhvillim të madh për Forcat tona të Armatosura dhe për ekonominë e vendit. Ne kemi një sërë projektesh për rijetësimin e një infrastrukture të vjetër, të mbetur jashtë funksionit, siç është rasti konkret, por edhe të infrastrukturave të tjera. Synimi ynë është të ndërtojmë një rrjet të plotë për nevojat e Forcave të Armatosura, Policisë dhe Shërbimit të Zjarrfikësve, por gjithashtu edhe për eksport. Rritja e buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes do të shërbejë për krijimin e hallkave të reja të një zinxhiri prodhues, duke hapur vende të reja pune dhe duke stimuluar zhvillimin teknologjik.”

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu gjatë fjalës së tij tregoi se vitet në vazhdimësi do të jenë ato që do I përkasin zhvillimit ushtarak të vendit dhe jo vetëm.

Projekt për rigjallërimin e Ish-Uzinës së

"Uzina e Autotraktorëve ka qenë një ndër institucionet më të rëndësishme të vendit. Ne po punojmë me një sërë dëgjesash në uzinat ushtarake dhe mekanike, si pjesë e programit të Partisë Socialiste për industrinë ushtarake. Kjo dekadë do të jetë e rritjes së investimeve në sektorin e mbrojtjes. Strategjia e Shqipërisë është që, sa herë investojmë në industrinë ushtarake, të investojmë paralelisht edhe për Policinë e Shtetit. Pra, jemi në një sipërmarrje ku, çdo blerje që do të bëjë Shqipëria për këto struktura, do ta realizojë në vend, duke nxitur punësimin. Kjo industri do të shërbejë për prodhimin e uniformave të ushtarakëve dhe policisë, si dhe për krijimin e mjeteve të blinduara."

Rigjallërimi i kësaj strukture nuk do të jetë vetëm për plotësimin e nevojave të vendit, por edhe për eksport.Projekt për rigjallërimin e Ish-Uzinës së

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......