Shqipëria Postuar më 18 Nëntor 2024, 10:52

Projekt-Buxheti 2025/ Rama: Bonus i dytë për pensionistët çdo fillim pranvere

Nga Scan TV

Projekt-Buxheti 2025/ Rama: Bonus i dytë për pensionistët

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot në Kuvend se paralelisht me shpërndarjen e bonusit të fundvitit, qeveria do të shpërndajë edhe një bonus të dytë në pranverë.

Gjatë diskutimit të projektbuxhetit 2025, Rama u shpreh se për këtë qëllim në ditët e para të dhjetorit do të krijohet pranë Bankës së Shqipërisë fondi i bonusit të dytë.

“Pas 3-fishimit dhe 2-fishimit të bonusit të fundvitit, në ditët e para të dhjetorit ne po ashtu krijojmë pranë Bankës së Shqipërisë fondin e bonusit të dytë, bonusit të pranverës që do të ndikojë më tej në rritjen e të të ardhurave vjetore të pensionistëve”, tha Rama.

Ai bëri me dije se ky bonus do të jepet në hyrje të çdo pranvere duke ndarë për të gjithë pensionistët një shumë të përftuar nga rritja e ekonomisë së shtetit në vitin paraardhës.

“Vetëm nga këto dy bonuse vjetore plus indeksimin automatik vjetor të pensioneve në raport me rritjen e çmimeve, pensionistët tanë do të mund ta prekin menjëherë kuptimin e shifrave të rritjes ekonomike shembullore të Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në BE brenda kësaj dekade”, u shpreh ai.

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme
Shqipëria 18 Nëntor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan është blerë sot me 92.6 lekë dhe është shitur me 93.8 lekë nga java shkuar më një rënie të lehtë të kuotës sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video