Projeksionet/ Sa mund të arrijë rritja maksimale e çmimit të naftës në Shqipëri? - Shoqata e Hidrokarbureve: Shtrenjtim 20 lekë/litër brenda 2 ditëve

Kriza e krijuar nga tensionet në Lindjen e Mesme pritet të reflektohet menjëherë në tregun shqiptar të karburanteve, ku përfaqësues të Shoqatës së Hidrokarbureve paralajmërojnë një rritje me 20 lekë për litër brenda 2 ditëve. Po ashtu, ata parashikojnë një rritje maksimale deri në 30–40 lekë për litër në ditët në vijim, por shtojnë se këto çmime do të jenë provizore, në varësi të ecurisë së konfliktit.
Tregu i naftës në Shqipëria varet tërësisht nga importet, ndërsa parashikimet për një rritje deri në 30 – 40 lekë për litër bazohen jo vetëm në mbylljen e ngushticës së Hormuzit, ku kalon pothuajse 20 % e naftës së botës, por edhe me sulmet në rafineritë e Arabisë Saudite, duke sjellë rritje të kostove të importit dhe pasiguri për furnizimet ndërkombëtare.
Ndërkaq, përfaqësuesit e shoqatës shpjegojnë edhe arsyet se përse rritja e çmimit reflektohet menjëherë dhe nuk lidhet me rezervën e sigurisë. Sipas tyre rritja ndodh çdo ditë në çmimet me shumicë dhe është pikërisht kjo sasi që del në treg, çka bën që të aplikohet menjëherë edhe në çmimet me pakicë. Të njëjtit përfaqësues thonë se depozitat ndodhen në zona të lira ekonomike dhe janë të mbrojtura në bursë. “Depozitat janë fizike dhe jo në valutë. Aktivizimi i tyre në këtë moment mund të sjellë edhe falimentim të kompanive”, - shprehen përfaqësues të shoqatës.
Legjislacioni në fuqi përcakton se rezerva e sigurisë shërben për mbulimin e nevojave të konsumit kombëtar në periudha krize dhe situatash të jashtëzakonshme brenda territorit të vendit. Po ashtu, ligji specifikon se rafineritë e naftës dhe shoqëritë e tregtimit me shumicë të naftës, gazit natyror dhe nënprodukteve të tyre janë të detyruara të mbajnë rezerva sigurie, të barabarta me 30 ditë mesatare shitjeje, sasi që llogaritet duke u mbështetur në të dhënat dhe rezultatet faktike të veprimtarisë së vitit të mëparshëm.
A do të vijojë rritja e çmimit të banesave? Kërkesa mbetet e qëndrueshme për shkak të migrimit dhe “boom”-it të turizmit
Sipas studimit të Investropa që nga fillimi i vitit 2026, tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri po ndikohet nga një kombinim faktorësh demografikë dhe......
Berlin: Ibrahimaj firmos marrëveshje për inovacionin – Tirana synon të bëhet qendër rajonale e teknologjisë
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Berlin ku nënshkroi Deklaratën e Përbashkët të Qëllimit (DPQ) me......
Deklarata e re për bizneset, kush duhet ta plotësojë? - Deklarohen të ardhurat personale. Rimbursim për fëmijët, afati deri më 31 mars
Për herë të parë, të ardhurat personale nga biznesi deklarohen përmes deklaratës së re TAPB (Deklarata e re për të Ardhurat Personale nga Biznesi) e cila......
Kursi i këmbimit/ Forcohet Dollari amerikan dhe Paundi britanik
Dollari amerikan ka shënuar një rritje të kuotës mëngjesin e sotëm duke u forcuar nga një ditë më parë teksa është blerë me 82.2 lekë dhe është shitur me......
“Punë për të gjithë”, 6.500 vende të lira në të gjithë vendin - AKPA: Qindra profesione në kërkim të kandidatëve
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të ditur se aktualisht në portalin zyrtar puna.gov.al janë të shpallura rreth 6.500 vende të lira pune në......
“Lufta nuk do të zgjasë me vite” - Deklarata e Netanyahu, ndërsa konflikti zgjerohet edhe në Liban
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se lufta kundër Iranit "nuk do të zgjasë me vite", ndërsa konflikti u zgjerua me Izraelin që sulmoi përsëri......
Rriten kostot globale të transportit të naftës e gazit - Për shkak se Irani mbylli ngushticën e Hormuzit
Tarifat globale të transportit të naftës dhe gazit u rritën ndjeshëm, me kostot e supertankerëve në Lindjen e Mesme që arritën nivele rekord. Konflikti......
Si do të ndikojë konflikti në tregjet evropiane të energjisë? - Politikëbërësit duhet të planifikojnë një bllokim të gjatë në Lindjen e Mesme
Sulmet kundër Iranit nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë rihapur çështjen më të rëndësishme të sigurisë energjetike në ekonominë globale, ndërprerjen e......


