Shqipëria Postuar më 22 Shtator 2025, 11:02

Projeksion rekord, 21.6 mln pasagjerë nga ajri/ Balluku: ICAO parashikon 2-fishim të transportit ajror deri në vitin 2040

Nga Scan TV

Projeksion rekord, 21.6 mln pasagjerë nga ajri/  Balluku: ICAO parashikon

Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil parashikon 2-fishim të numrit të pasagjerëve në transportin ajror, deri në vitin 2040. Të dhënat janë shpërndarë në rrjetet sociale nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ku theksohet se projeksioni i ICAO-s flet për 21.6 milionë pasagjerë nga ajri në vitin 2040, nga 10.7 mln që ishte në vitin 2024.  

“Aviacioni civil po rritet vit pas viti, duke u kthyer në portën kryesore hyrëse për Shqipërinë, ndaj ka fokusin tonë kryesor”, - komentoi Balluku, duke u ndalur te aeroportet që synohet të kontribuojnë në këtë drejtim.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mbetet nyja kryesore e trafikut ajror, ndërsa pasi tij vijnë aeroportet e Vlorës, Kukësit, si dhe ai i Gjirokastrës. Në programin qeverisës 2025 -2029 thuhej se brenda 4-vjeçarit do të bëhet certifikimi dhe operimi i Aeroportit të Vlorës, si dhe hapja e Aeroportit të Jugut, në Gjirokastër, duke zgjeruar rrjetin ajror kombëtar.

Ndërkaq, të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore në gjysmën e parë të vitit 2025, është në rreth 5 mln, me një rritje prej 7%, krahasuar me të njetën periudhë të një viti më parë. Kjo edhe për shkak të linjave të reja e me kosto të ulët, si dhe mundësive për lidhje me vende që nuk ishin lehtësisht të aksesueshme më parë.

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...