Programi qeverisës për rrugët/ Ndërtim i 700 km deri në 2029-ën, ja akset ku do investohet

Ndërtim dhe modernizim i rrjetit rrugor kombëtar është një nga pikat kryesore të programit qeverisës 2025-2029, si pjesë e shtyllës së dytë: Rritja ekonomike e qëndrushme. Sipas dokumentit, deri në vitin 2029 parashikohet të ndërtohen 700 km rrugë të reja, duke kompletuar rrjetin kombëtar me standarde modern.
Projektet rrugore, sipas programit qeverisës:
Përfundojë segmentet kyçe të Korridorit Blu: Milot-Balldren, Milot– Thumanë, Kashar–Peze–Lekaj dhe Lekaj–Konjat–Fier, duke krijuar një bosht të ri të zhvillimit kombëtar.
Ndërtojmë segmentin ndëlidhës të Bypass-it të Elbasanit, që bashkon autostradën Tiranë–Durrës me Korridorin VIII në drejtim të Lekajt, duke krijuar një lidhje të plotë dhe funksionale mes boshtit perëndimor dhe korridoreve transeuropiane.
Përfundojmë Rrugën e Bregut (Dhërmi–Sarandë), së bashku me Bypass-in e Sarandës dhe Rrugën e Ksamilit, duke garantuar akses të plotë dhe zhvillim turistik të qëndrueshëm në rivierën shqiptare.
Realizojmë Unazën e Çajupit (Gjirokastër–Libohovë–Kardhiq), duke krijuar një lidhje të re funksionale mes jugut të brendshëm dhe rrjetit kombëtar.
Përmbyllim Rrugën e Vjosës (Ersekë–Përmet–Tepelenë), duke shndërruar luginën në një korridor zhvillimi dhe lidhur juglindjen me jugun.
Ndërtojmë aksin Berat–Skrapar–Gramsh, duke hapur mundësi të reja turistike dhe ekonomike në Shqipërinë e Mesme.
Realizojmë Rrugën e Liqeneve (Rrëshen–Burrel), duke shtuar aksesin dhe ndërlidhjen e Dibrës me rrjetin kombëtar.
Përmbyllim Rrugën e Maleve (Vau i Dejës–Pukë–Fushë Arrëz), duke garantuar lidhje më të shpejta e më të sigurta për veriun e thellë dhe duke gjeneruar zhvillim të qëndrueshëm.
Qendër Kombëtare e Monitorimit të Trafikut
Zgjerojmë kapacitetin e QKMT me 1,200 km rrugë të monitoruara deri në vitin 2029, për një lëvizshmëri më të sigurt
Gati për Kuvend, sot kryeministri Rama paraqet programin qeverisës, nesër votëbesimi i ministrave
Kryeministri Edi Rama paraqet sot në Kuvend programin qeverisës. Duke nisur nga ora 10:00 e ditës së sotme, kjo senacë pritet të shtrihet në dy ditë pasi pas......
Ministrja Diella ‘e prekshme’ në Facebook: Misioni im, të lehtësoj punën e qeverisë
E njohur tashmë si e para ministre virtuale në botë, Diella bëhet me faqen e saj në Facebook, nga ku ju ka drejtuar një mesazh qytetarëve. I ngarkuar me......
Shqipëria, nën Europën dhe rajonin/ Inflacioni arrin në 2.3% në Gusht sipas matjeve të EUROSTAT
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Gusht të vitit......
AKSK paralajmëron qytetarët: Mashtrim me SMS për gjoba të rreme rrugore
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka njoftuar qytetarët për një fushatë mashtruese “smishing”, që po qarkullon përmes mesazheve......
BQK lançon Platformën për Krahasimin e Produkteve Financiare. Transparencë më e madhe për qytetarët
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka lansuar zyrtarisht Platformën për Krahasimin e Produkteve dhe Shërbimeve Financiare, një instrument i ri që......
Rama në Parlamentin Europian: Olivier Röpke, një ‘superhero i heshtur’ i Europës
Kreu i qeverisë, Edi Rama, mbajti një fjalim në Parlamentin Europian në nder të përfundimit të mandatit të presidentit të Komitetit Ekonomik dhe Social......
Polakët u “dyndën” në bregdetin shqiptar/ Gjatë Korrikut numri i vizitorëve në vend u rrit me 34.6%
Shqipëria po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar turistik, me vizitorë që vijnë jo vetëm nga rajoni, por edhe nga Evropa dhe......
Nesër në Kuvend, Ekonomia, Zhvillimi Social dhe Integrimi: tre prioritetet e mëdha qeverisëse
TRE SHTYLLAT E PROGRAMIT QEVERISËS ‘RAMA 4’ SHQIPËRIA EUROPIANE, RRITJA EKONOMIKE DHE MIRËQENIA PËR TË GJITHË Kryeministri Rama prezanton në seancën......





