Shqipëria Postuar më 28 Janar 2025, 15:55

Programi i Zhvillimit dhe Qëndrueshmërisë Financiare - Guvernatori Sejko takim me ekipin e Bankës Botërore!

Nga Edel Strazimiri

Programi i Zhvillimit dhe Qëndrueshmërisë Financiare -

Guvernatori Gent Sejko priti sot në takim një ekip të Bankës Botërore (BB), në kuadër të Programit të Zhvillimit dhe Qëndrueshmërisë Financiare, të kryesuar nga Rekha Reddy, në rolin e saj të ri si menaxhere e projektit.

Diskutimi u përqendrua kryesisht në vijimin e bashkëpunimit dhe programet e asistencës teknike të Bankës Botërore me Bankën e Shqipërisë.

Në krye të takimit, Guvernatori Sejko prezantoi shkurtimisht zhvillimet ekonomike dhe financiare të vendit, dhe falënderoi Bankën Botërore për kontributin e dhënë nëpërmjet programeve të ndryshme të asistencës, të cilat kanë përfshirë fillimisht fushën e mbikëqyrjes, për të vijuar më tej me ndërhyrjen e jashtëzakonshme, sistemet e pagesave, përfshirjen financiare të popullsisë dhe vlerësimin e ndikimit të ndryshimeve klimatike. Asistenca e Bankës Botërore në këto fusha ka përfshirë jo vetëm përshtatjen e kuadrit rregullativ, por edhe zbatimin praktik të tij.

Programi i Zhvillimit dhe Qëndrueshmërisë Financiare -

Përfaqësuesit e Bankës Botërore shprehën vlerësimin e tyre për cilësinë e bashkëpunimit të ofruar nga Banka e Shqipërisë, dhe u shprehen të gatshëm të zgjerojnë atë edhe në aspekte të tjera të fushave në fjalë. Në këtë kuadër, u përmend ndikimi që do të sjellë kalimi në standardin e IFRS9 në mënyrën se si bankat do të vlerësojnë rrezikun e kredisë, dhe nevoja që kjo të shoqërohet me ndryshimet përkatëse rregullative sa i përket administrimit të rrezikut të kredisë, dhe u evidentua nevoja që kjo të shoqërohet me ndryshimin e rregullores së administrimit të rrezikut të kredisë.

Programi i Zhvillimit dhe Qëndrueshmërisë Financiare -

Guvernatori Sejko vlerësoi si me interes bashkëpunimin në drejtimet e mësipërme, duke shtuar se kuadri rregullativ dhe mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, edhe falë bashkëpunimit me Bankën Botërore, ka ardhur në përmirësim të vazhdueshëm. “Aktualisht, jemi në fazën ku cilësia e këtij kuadri do të vlerësohet nga strukturat përkatëse të Bashkimit Europian, si pjesë e procesit të ekuivalentimit, dhe pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë janë pozitive,” u shpreh Guvernatori Sejko.

Ai shtoi se me interes për bashkëpunimin mes palëve do të ishte edhe analiza e përparësive dhe rreziqeve që shoqërojnë proceset e digjitalizimit të sistemit financiar, dhe më në përgjithësi, ndryshimet ligjore e rregullative që do të bëhen në kuadër të procesit të integrimit europian, në sferën e shërbimeve financiare.

Programi i Zhvillimit dhe Qëndrueshmërisë Financiare -

Përfaqësuesit e Bankës Botërore u shprehën të hapur për bashkëpunim në të gjitha këto drejtime. Ata ofruan gjithashtu mundësinë e asistencës sa i përket gjenerimit dhe përpunimit të të dhënave duke ofruar mundësi për analiza më të fokusuara në drejtime të caktuara, si për shembull, aksesi në financim i ndërmarrjeve të vogla e të mesme.

Në përfundim të takimit, palët shprehën edhe njëherë vlerësimin e ndersjellë për bashkëpunimin mes tyre dhe gatishmërinë për zgjerimin e tij. Guvernatori shfrytëzoi rastin për t’i uruar Reddy suksese në pozicionin e ri.

Live TV

Të fundit
Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......