Programi i Vetëpunësimit, thirrje për aplikime - Planet më të mira deri më 4 qershor. Financim deri në 1 milion lekë

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive u bën thirrje të gjithë punëkërkuesve të papunë që kanë një ide biznesi të aplikojnë në Programin e Vetëpunësimit, një mundësi konkrete për të nisur një aktivitet të ri dhe për të siguruar mbështetje financiare.
Afati i aplikimeve është deri më 4 qershor, ndërsa programi synon të mbështesë sipërmarrësit e rinj që duan të hedhin hapat e parë drejt krijimit të biznesit të tyre.
Sipas njoftimit të bëë të ditur nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, punëkërkuesit që kanë një ide të qartë biznesi do të trajnohen dhe asistohen nga ekspertë të kualifikuar. Gjatë procesit, ata do të punojnë për hartimin e një plani të konsoliduar biznesi, i cili më pas do të vlerësohet nga specialistët përkatës.
Planet më të mira të biznesit do të financohen deri në vlerën 1 milion lekë, duke krijuar mundësi reale për hapjen e aktiviteteve të reja dhe vetëpunësimin e qytetarëve.
Programi synon jo vetëm mbështetjen financiare, por edhe zhvillimin e aftësive profesionale dhe sipërmarrëse për të rinjtë dhe personat e papunë që kërkojnë të ndërtojnë një të ardhme më të sigurt ekonomike.
Aplikimet kryhen online përmes platformës e-Albania, ndërsa të interesuarit mund të informohen më shumë mbi kriteret dhe procedurat e aplikimit në faqet zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.
Kjo nismë synon të nxisë punësimin dhe zhvillimin e sipërmarrjes në vend.
“Të hiqet dorë nga pakti i stabilitetit” - Kërkesa e Melonit për Komisionin Evropian është refuzuar
Përjashtimi nga Pakti i Stabilitetit duhet të zbatohet jo vetëm për mbrojtjen, por edhe për krizën energjetike. Kjo është kërkesa e Kryeministres Giorgia......
Pagesat me kartë dhe ATM-të, rregulla të reja transparence - Bankat të informojnë klientët për diferencën mes kursit të aplikuar dhe zyrtar të këmbimit
Qytetarët shqiptarë pritet të kenë më shumë informacion dhe transparencë për kostot reale të pagesave dhe këmbimit valutor. Banka e Shqipërisë ka nxjerrë për......
Kriza energjetike rikthen linjitin - Shumë vende pritet ta përdorin pas shtrenjtimit të gazit
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, që ka shkaktuar probleme të mëdha në transportin e gazit natyror dhe naftës bruto, të cilat përdoren gjithashtu në një masë......
Kompanitë globale humbën 25 mld usd nga lufta - Shumica janë vendosur në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë
Lufta SHBA-Izrael me Iranin u ka kushtuar tashmë kompanive në të gjithë botën të paktën 25 miliardë dollarë dhe fatura po rritet, sipas një analize të......
Çmimi i naftës, në nivelin më të lartë 2-javor/ Ndikoi sulmi me dronë në termocentralin bërthamor të Emirateve
Çmimet e naftës vazhduan rritjen të hënën, ndërsa përpjekjet për t'i dhënë fund luftës me Iranin duket se kanë ngecur, pasi një central bërthamor në Emiratet......
Marrëveshja tregtare BE-SHBA/ Mbrëmja e së martës, vendimtare për miratimin
Parlamenti Evropian dhe vendet e BE-së po përgatiten për fazën e fundit të negociatave për marrëveshjen tregtare me SHBA, në bisedime vendimtare mes......
Kina do blejë 17 mld usd produkte bujqësore amerikane - Vendimi, pas takimit të fundit në Pekin Trump-Xi
Kina është zotuar të blejë të paktën 17 miliardë dollarë produkte bujqësore amerikane në vitet 2026, 2027 dhe 2028, tha Shtëpia e Bardhë në një dokument......
Kryeministri Rama: Do të mbështesin bizneset shqiptare me kredi me interesa 2-3%
Qeveria shqiptare dhe sistemi bankar kanë nënshkruar partneritetin për programin kombëtar të financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, një skemë që......


