Programi “Dyfisho ndërmarrjen tënde”, mbështetje e re për biznesin

"Dyfisho ndërmarrjen tënde” është programi më i ri, për të cilin aktualisht po punohet nga qeveria për t’u ardhur në ndihmë sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilat kërkojnë të zgjerojnë aktivitetin e tyre, por ndodhen në kushte pamundësie financiare për të ndërmarrë këtë hap.
Këtë projekt në përgatitje e sipër, Kryeministri e ndau në episodin e kësaj të diele të Podkastit “Flasim” të titulluar "S'ka si Shqipëria” me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të kompanive shqiptare me emër të konsoliduar tashmë në treg dhe të shtrira në vende të tjera të cilat ofrojnë modele të reja zhvillimi si shembuj të prekshëm të transformimit pozitiv, sipërmarrjet e të cilëve në thelb kanë një të përbashkët, mirëqenien dhe shëndetin e njeriut, konkretisht; Nerta Tushe biologe, sipërmarrja e së cilës vepron në fushën e kozmetikës, Argjent Goci që ka sjellë në Shqipëri makinat e para elektrike dhe Marjus Myzeqari, i cili merret me kërkim shkencor mbi konceptin One Health, ku shëndeti i njeriut nuk mund të ndahet nga shëndeti i natyrës.
“Jemi duke punuar për një program të ri, që unë e kam nxitur dhe besoj që shpejt do dalim në një konkluzion që është pikërisht një program për të mbështetur nivelin tjetër të ambicies së atyre që kanë hedhur një bazë dhe që janë në kushtet kur për arsye pamundësie financiare mundi t’i kenë gati gjërat, por nuk e bëjnë dot hapin tjetër dhe vazhdojnë të përpiqen të krijojnë kushte financiare.” – u shpreh gjatë bashkëbisedimit kryeministri Rama, teksa theksoi se përmes instrumenteve të dedikuara dhe garancive sovrane, ky program pritet të lehtësojë aksesin në financim dhe të nxisë një fazë të re zhvillimi për bizneset shqiptare, duke kontribuar në rritjen ekonomike dhe krijimin e më shumë mundësive në vend.
“Programi do të duhet të ketë disa instrumente financiarë për t'i dhënë akses ndërrmarjeve të vogla dhe të mesme, që të rriten. Është një program që duhet të mbështetet nga një garanci sovrane, siç mbështesim ato sipërmarrjet në bujqësi, se mbështesim edhe pikërisht sipërmarrjet e vogla dhe të mesme me një instrument financiar ku shteti bëhet garant në forma të ndryshme, ku mund të hyjnë bashkitë me një pjesëmarrje në varësi nga natyra e ndërmarrjes.” – informoi kryeministri Rama.
Karburantet, Rama: Bordi i Transparencës nuk lejon operatorët të luajnë në kurriz të konsumatorëve
“Bordi i Transparencës nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht, nuk ul çmimin e naftës duke vënë në rrezik vetë kapacitetet e furnizimit, por thjesht dhe......
Kryeministri Rama: Ekonomia shqiptare vijon trendin pozitiv, e konfirmojnë shifrat
Duke ju referuar shifrave të publikuara të rritjes ekonomike për tremujorin e fundit të vitit 2025, në podcastin e tij “Flasim” kryeministri Edi Rama ka......
MatchMaker Albania 2, rritet interesi i kompanive të njohura ndërkombëtare për Shqipërinë
Në podcastin e tij “Flasim” kryeministri Edi Rama ka vlerësuar se interesi I kompnive të mëdha ndërkombëatre për Shqipërinë është në rritje. Duke ju referuar......
PS nis rienergjizimin në Tiranë, Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS e Njësisë 2
Partia Socialiste e Tiranës nis procesin e riorganizimit dhe rienergjizimit të strukturave të saj në kryeqytet. Në kuadër të këtij procesi, u zhvillua......
MatchMaker Albania prodhon marrëveshje konkrete: TEDA Tirana firmos bashkëpunim me Dhomën Evropiane të Tregtisë në Dubai
TIRANË – MatchMaker Albania po dëshmon efektivitetin e tij si një platformë për nxitjen e bashkëpunimeve ndërkombëtare, ndërsa takimet B2B të zhvilluara në......
Parlamenti i BE-së zhbllokon projektin e euros digjitale/ Në diskutim mbeten: "kufijtë e mbajtjes" dhe "kompensimi"
Ligjvënësit e BE-së kanë kapërcyer një pengesë të rëndësishme politike në negociatat për euron digjitale. Raportuesit parlamentarë të përfshirë në......
Lufta me Iranin detyron Indinë të ringjallë miqësinë me Rusinë/ "Marrëveshja verbale" për të negociuar për gazin e lëngshëm
Ndërsa diplomatët e Indisë negociuan një marrëveshje që do të lehtësonte tarifat ndëshkuese të SHBA-së mbi eksportet e vendit në janar, Nju Delhi uli blerjet......
Ura e re e Viroit drejt hapjes/ Kozeli: Rritet siguria dhe shmangen bllokimet nga përmbytjet
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ami Kozeli inspekton punimet, që janë drejt përfundimt, në Urën e Re të Viroit. Si një nga urat prioritare për......


