Programi “Doganat”, si përfiton Shqipëria? - Zv.Ministri Semani: Forcim i kapaciteteve ndaj mashtrimeve dhe kontrabandës
Doganat e vendeve të Bashkimit Europian dhe Shqipërisë do të konsiderohen si një e vetme. Shqipëria do të vijojë të jetë pjesë e programit të BE-së, “Doganat” , që synon të mbështesë bashkimin doganor dhe autoritetet doganore, që të punojnë së bashku dhe të veprojnë si një, për të mbrojtur interesat financiare dhe ekonomike të Bashkimit dhe të shteteve anëtare të tij, dhe të vendeve që aderojnë për tu bërë pjesë e BE-së.
Marrëveshja, e cila do të jetë e vlefshme deri në vitin 2027, është disklutuar në komisionin parlamentar të Politikës së Jashtme. Por cfarë përfiton Shqipëria nga ky program?
“Programi është një mekanizëm mbështetës, që synon të ndihmojë vendet pjesëmarrëse në rritjen e kapaciteteve të administratës doganore, modernizimin e proceseve dhe forcimin e luftës kundër mashtrimeve dhe kontrabandës. Programi shërben si një platformë për shkëmbimin e praktikave më të mira, trajnimin e stafit doganor dhe përfshirjen në projekte të përbashkëta, që ndihmojnë në përmirësimin e sigurisë e të efikasitetit të kontrolleve doganore”.
Një aspekt i rëndësishëm i kësaj marrëveshjeje është edhe mbikëqyrja dhe menaxhimi financiar i fondeve të alokuara.
Marrëveshja përcakton se Komisioni Evropian, Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) dhe Gjykata Evropiane e Audituesve kanë të drejtën të monitorojnë dhe të auditojnë përdorimin e fondeve nga Shqipëria, duke garantuar që ato të përdoren në përputhje me rregullat dhe objektivat e programit.
Në rast të mosplotësimit të detyrimeve financiare nga ana e Shqipërisë, Bashkimi Evropian ka të drejtë të pezullojë pjesëmarrjen e saj në program, gjë që do të ndikonte negativisht në përfitimet që Shqipëria merr nga ky mekanizëm.
Ndër të tjera, parashikohet që Komisioni Evropian dhe Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) autorizohen për të kryer hetime administrative, duke përfshirë kontrolle dhe inspektime të befta në territorin e Shqipërisë.
Këto hetime kryhen në përputhje me kushtet e përcaktuara nga aktet e zbatueshme të një apo më shumë institucioneve të BE-së. Vlera totale e kontributit financiar të Shqipërisë deri në 2027, për të qenë pjesë e këtij programi është rreth 164 mijë euro.

“Gara” e maturës: Zgjedhje të “lehta”, rezultate të ulëta/ Lëndët me zgjedhje si Gjeografia, Qytetaria dhe Historia “ngelin në klasë”
Rruga nga gjimnazi në universitet kalon përmes provimeve të maturës shtetërore, ku rezultatet në secilën lëndë luajnë një rol vendimtar. Edhe pse lëndët e......

SHBA, në pritje të ofertave tregtare - Kërkon propozime nga partnerët për të arritur marrëveshje mbi tarifat
Administrata Trump dëshiron që vendet të japin ofertën e tyre më të mirë për negociatat tregtare deri të mërkurën, ndërsa zyrtarët kërkojnë të përshpejtojnë......

Shqiptarët me Portofol Identiteti Digjital - Në konsultim, projektligji për krijimin e një dosje të vetme elektronike me të dhëna private
Së shpejti, Shqipëria pritet të krijojë Portofolin e Identitetit Digjital. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka publikuar për konsultim publik një......

Matura Shtetërore/ Sot testimi i gjuhës së huaj për rreth 27 mijë nxënës!
Rreth 27 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të parë të Maturës Shtetërore, ku do të testohen për gjuhën e huaj. Provimi do të nisë në orën 10:00......

Bitcoin shkakton 98 mln ton CO2 në vit - Procesi i gjenerimit të kriptomonedhave kërkon sasi të mëdha energjie
Rrjeti Bitcoin aktualisht prodhon një gjurmë karboni më shumë se dy herë më të madhe se shteti i Zvicrës. Kjo reflektohet nga shifrat e portalit të......

Çelja e sezoni veror/Rama: 36 qendra shëndetësore me staf të specializuar në shërbim të qytetarëve!
Kryeministri Edi Rama informoi përmes një postimi në rrjetet sociale se me nisjen e sezonit turistik 2025, në të gjithë vendin janë hapur 36 qendrat......

69.917 aplikime për subvencione në bujqësi - Kush përfiton?/ Nis verifikimi i deklarimeve dhe plotësimi i dosjeve
69.917 aplikime janë regjistruar në e-Albania nga fermerët apo Shoqëri të Bashkëpunimit Bujësor për të përfituar nga fondet e vëna në dispozicion për......

Zbulohen dy magazina me veshje të kontrabanduara - Arrestohen 4 persona, shpallen në kërkim dy të tjerë
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, operacioni policor i koduar “Fake Star 5”. Në Rrugën e Arbërit janë zbuluar 2 magazina,......