Programi 2025-2029: Falen detyrimet më të vjetra se 10 vjet, Paqja Fiskale sjell 30 mld lekë të ardhura në vit
Detyrimet tatimore më të vjetra se 10 vjet do të falen dhe një skemë e re e ripagimit të borxheve të 10 viteve të fundit me përqindje të reduktuara do të vihet në jetë përmes “Paqes Fiskale” 2026–2029. Në mandatin e katërt qeverisës do të çelet një kapitull i ri bashkëpunimi me sipërmarrjen shqiptare përmes marrëveshjeve disa-vjeçare të lehtësimit tatimor dhe nxitjes së deklarimeve të rregullta.
Paqja fiskale do të jetë një marrëveshje midis Administratës tatimore dhe bizneseve e gjeneruar me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, e cila shmang kontrollet tatimore, përmirëson klimën e biznesit, por nga ana tjetër garanton mbledhjen e detyrimeve tatimore.
Programi qeverisës synon që deri në vitin 2029 të vijohet me politikën e taksës 0% për bizneset e vogla, si dhe të zbatohet reforma e taksës mbi pasuritë e paluajtshme, duke kaluar në një sistem të ri të bazuar në vlerën reale të tregut përmes përditësimit të çmimeve, rivlerësimit masiv të pasurive dhe Kadastrës Fiskale.
Të ardhurat tatimore do të rriten me mbi 30 miliardë lekë në vit përmes zgjerimit të bazës tatimore pa rritur barrën fiskale, përmes digjitalizimit të shërbimeve, si dhe vazhdimit të luftës ndaj informalitetit.
Gjithashtu, inteligjenca artificiale do të zbatohet në sistemet tatimore dhe doganore për të identifikuar në kohë reale anomalitë, duke rritur transparencën, ulur evazionin dhe përshpejtuar procedurat për qytetarët dhe bizneset.

3 marina turistike dhe aeroport në Gjirokastër/ Programi 2025-2029 për infrastrukturën portuale dhe aeroportuale
Ndërtimi i Portit të ri Tregtar në Porto Romano, 3 marina turistike për Sarandën, Vlorën dhe Kepin e Rodonit, si dhe operimi i aeroporteve të Vlorës dhe......

Rritje e auto-faturimit të fermerëve në 19 mln euro/ Tatimet: 57% më shumë fermerë aktivë në sistem
Administrata Tatimore ka raportuar një rritje të dukshme në procesin e auto-faturimit të fermerëve, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.......

Fjala e Ramës në Kuvend: Revolucioni digjital do të shtrihet më tej edhe në fusha të tjera
Parlament, fjala e Kryeministrit Edi Rama I nderuar Kuvend i Shqipërisë! Të nderuar miq dhe të ftuar! Lejomëni në fillim që si folës i parë i kësaj......

“100 autobusë elektrikë në funksion”/ Risia në programin qeverisës: Do ngrihet shoqëria shtetërore MobAl
“Rrjet kombëtar transporti publik dhe i gjelbër” është një nga pikat e programit qeverisës për Infrastrukutrën Moderne, pjesë e shtyllës së dytë “Rritja......

Kuvendi miraton me 82 vota pro Programin dhe përbërjen e Qeverisë "Rama 4"
Edhe pse ishte njoftuar një seancë maratonë në Kuvend ka ndodhur e kundërta. Në më pak se 30 minuta, pasi ka folur kryeministri Edi Rama, deputetët e......

Miratohet programi i qeverisë, PS kalon direkt në votim për shkak të kaosit në Kuvend
Pas rifillimit të seancës, kryeministri Edi Rama sërish nuk u lejuan të mbajë fjalën e tij. Deputeti Gazment Bardhi iu drejtua foltores sapo Rama u ngrit për......

Në 2030 mbi 1 miliard euro eksporte, ja 20 objektivat e qeverisë për sektorin e bujqësisë
Në programin e qeverisë thuhet se bujqësia shqiptare do të jetë plotësisht e integruar me Politikat e Përbashkëta Bujqësore dhe Ushqimore të BE-së. Ky përbën......

Programi 2025-2029: Pagë minimale 500 euro, ajo mesatare 1000 euro, papunësia ulet në 6% deri në 2030
Treg pune konkurrues, gjithëpërfshirës dhe në linjë me standardet e BE-së, ku çdo qytetar shqiptar ka mundësi reale për punësim cilësor, paga të larta dhe......