Shqipëria Postuar më 12 Dhjetor 2025, 14:30

Programet e nxitjes së punësimit - Rama: 2200 djem e vazja përfitojnë nga garancia rinore e qeverisë për 4 vite

Nga Fabjona Pasho

Programet e nxitjes së punësimit - Rama: 2200 djem e vazja

Kryeministri Edi Rama në një takim me të rinj të punësuar nga programet e nxitjes së punësimit, ka ndarë disa të dhëna për Shqipërisë sot dhe përparimin e madh që ka bërë me mbështetjen e dhënë për të rinjtë.

Sipas tij, Shqipëria, sipas OECD, burim shumë serioz të dhënash dhe vëzhgimesh, është vendi që zë vendin e parë në rajon për shërbimet e punësimit dhe kjo është pozitive sepse flet qartë që puna që kemi bërë këto vite për të ndërtuar një skemë shërbimesh punësimi, na ka dhënë një rezultat inkurajues.

"Janë 7 programe që funksionojnë sot për nxitjen e punësimit, që mbulojnë të gjitha kategoritë dhe që shkojnë nga praktikat profesionale te formimi në vendin e punës, nga vetëpunësimi te riintegrimi social. Një tjetër e dhënë që është mirë ta dinë të rinjtë, që është krejt normale që janë mosbesues e indiferentë, është që në vetëm 5 vitet e fundit 42 mijë të rinj janë punësuar përmes zyrave tona të punës dhe përmes këtyre shërbimeve. Në këtë shifër, 7500 janë individë që kanë përfituar nga programet dhe sot janë në punë.

Përmbi këtë strukturë që kemi ndërtuar, kemi dhe garancinë rinore, që është një model i suksesshëm europian që po zbatohet edhe këtu dhe janë 2200 djem dhe vajza që po përfitojnë nga garancia rinore, objektivi i të cilit është që 60 mijë vajza dhe djem të mbështeten brenda viteve të këtij mandati qeverisës."

Kreu i qeverisë theksoi se këtë vit është arritur niveli më i lartë i regjistrimit në arsimin profesional, por sipas tij, jemi larg nga ku duam të arrijmë.

Programet e nxitjes së punësimit - Rama: 2200 djem e vazja

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat