Program Kombëtar për Parkimet - Demo: Rritje në zonat urbane e turistike, investimet edhe në bashkëpunim me privatin

Qeveria ka prezantuar Programin Kombëtar të Parkimeve, një nismë që synon të adresojë një nga problematikat më të prekshme në qytetet shqiptare, veçanërisht në zonat me fluks të lartë turistik.
Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, bëri me dije se programi do të fokusohet në evidentimin e të gjitha hapësirave dhe kapaciteteve ekzistuese në territor për ndërtimin e parkimeve të reja.
“Ky është një program i cili do të prekë sidomos zonat urbane dhe bashkitë të cilat janë të prekura nga flukset turistike. Është një program i cili do të evidentojë të gjitha kapacitetet që janë në territor për ndërtimin e parkimeve të reja. Këto mund të bëhen edhe në bashkëpunim me sektorin privat. Ky program në thelbin e vet do të rrisë funksionalitetin e qyteteve dhe në të njëjtën kohë përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve, sidomos kur flasim për zonat urbane”, - tha Demo.
Paralelisht, ministri njoftoi edhe për finalizimin e grantit prej 20 mln eurosh të akorduar nga Emiratet e Bashkuara, i cili do të shkojë në mbështetje të bashkive në të gjithë vendin.
“Granti prej 20 milionë eurosh i akorduar nga Emiratet e Bashkuara tashmë është formësuar dhe shumë shpejt, një logjistikë e plotë me mjete, të cilat janë të domosdoshme për bashkitë për të parandaluar efektet e ndryshimeve klimatike, por në të njëjtën kohë edhe për të përmirësuar infrastrukturën, sidomos në zonat rurale”, - tha Demo.
Ky investim konsiderohet një mbështetje e rëndësishme për pushtetin vendor, në një kohë kur bashkitë përballen me sfida të shumta që lidhen me ndikimet në rritje të ndryshimeve klimatike.
“Porta e Alpeve”, qeveria firmos kredinë 50 mln euro - Karakaçi: Investime në rrugë, transport e ujësjellës. Projekti total 100 mln euro
Qeveria ka miratuar marrëveshjen e kredisë 50 mln euro me Bankën Evropiane të Investimeve, në kuadër të projektit “Porta e Alpeve”, që synon zhvillimin e......
Turistët perëndimorë preferojnë Shqipërinë - Lufta në Lindjen e Mesme po devijon turizmin
Gjithmonë e më shumë evropianë po zgjedhin Shqipërinë për të pushuar. Kjo lidhet me ofertën e gjerë turistike që vendi ynë ofron. Megjithatë, lufta në......
Cilat janë destinacionet me kosto më të ulët për pushime? Për vitin 2026, Shqipëria renditet ndër vendet më të lira për turistët
Viti 2026 pritet të sjellë tendenca të reja për sa i përket turizmit. Sipas Travel and Tours, Shqipëria është një nga vendet ku kostot janë më të ulëta se në......
AAPSK rrit me 31% të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në 3-mujorin e parë 2026
Gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, të ardhurat nga administrimi i pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke......
“Monitorim tregut të produkteve ushqimore” - Ibrahimaj: Subvencionojmë shtresat në nevojë nëse do të ketë shtrenjtime të tjera
Çmimet e frutave dhe perimeve janë nën monitorimin e qeverisë shqiptare, ndërsa ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj tha se janë edhe në......
Mbi 92 mijë vizitorë në muzetë dhe parqet arkeologjike në 3 muaj - Turizmi kulturor në rritje, cilat janë sitet më të vizituara?
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, publikoi shifrat e vizitorëve në parqet arkeologjike dhe muzetë e vendit, që dëshmojnë rritje të......
Jo më vula në pasaporta - Çfarë ndryshon nga sot në 29 aeroporte të BE?
Sistemi i Hyrjes dhe Daljes (EES) në Bashkimin Evropian, që ka të bëjë me të gjithë shtetasit e vendeve të treta që hyjnë dhe dalin nga Zona Shengen, ka hyrë......
Rritet volumi i shërbimeve online për sipërmarrjet - A po rritet komunikimi digjital mes bizneseve dhe QKB?
Drejtoria e Asistencës Online dhe Trajtimit të të Dhënave pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit ka përballuar një volum të lartë kërkesash dhe komunikimi me......


