Program Kombëtar për inteligjencën artificiale - Rama: Sektori eksporton 222 milionë euro produkte

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se sektori i teknologjisë eksporton 222 milionë euro produkte, ose tre herë më shumë sesa vetëm pak kohë më parë.
Kryeministri Rama ishte i pranishëm sot në Forumin e Dytë të Inovacionit, me fokus te Inteligjenca Artificiale dhe zhvillimi i sektorit të teknologjisë në Shqipëri.
Fillimisht kryeministri solli në vëmendje avantazhet që krijon teknologjia e informacionit në zhvillimin ekonomik.
Sipas tij qeveria po përgatit një program kombëtar për inteligjencën artificiale, ku të gjithë do të kenë mundësi të thonë fjalën e tyre.
“Ne jemi të vetëdijshëm se të gjitha temat e diskutimit si në asnjë fushë tjetër janë në një dinamikë të jashtëzakonshme, gjë që nga njëra anë është një bekim i madh për vendet si i yni, sepse bëjmë kapërcim falë teknologjisë dhe nga ana tjetër është një sinjal i vazhdueshëm alarmi. Alarm pasi mund të bëjmë shumë prapa nëse nuk ecim me ritmin e kësaj kohe të re”, tha Rama.
Rama kërkoi që në këtë ndërveprim duhet të mbahen parasysh problemet reale, që do të thotë zgjidhje të bazuara në një njohje të plotë dhe diagnozë sa më të saktë të situatës reale.
“E dyta duhen propozime konkrete të zbatueshme, jo dëshira të përgjithshme dhe e treta gatishmëri për t’u angazhuar të gjithë së bashku”, shtoi Rama duke iu drejtuar sipërmarrësve të pranishëm në këtë forum.
Rama ndau po ashtu disa të dhëna me interes, që sipas tij, tregojnë se në çfarë dinamike të jashtëzakonshme është sektori.
“Sot sektori i teknologjisë eksporton 222 milionë euro produkte, ose tre herë më shumë sesa vetëm pak kohë më parë. Sot në këtë sektor janë aktiv thuajse 30 mijë profesionistë të teknologjisë. Për të qenë të saktë janë 28 500, por është një shifër që ka ndryshuar brenda këtij viti”, shtoi Rama.
Po ashtu, kryeministri theksoi se ka një rritje pagash shumë domethënëse në këtë sektor. Nga ana tjetër, Rama theksoi se në Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar të Shqipërisë, sektori ka një peshë të lexueshme tani prej 2.2%, ndërsa deri dje ishte e papërfillshme. Duhet të jetë më e lartë, pa diskutim, por është një shifër kuptimplotë për potencialin e vendit”, shtoi Rama.
Qiratë afatgjata në Durrës/ Cilat lagje po tërheqin më shumë qiramarrës në 2026?
Tregu i qirave në Durrës nuk kufizohet vetëm te apartamentet pranë detit apo te banesat që kërkohen gjatë muajve të verës. Për shumë qiramarrës, një faktor......
Parkim nëntokësor te sheshi “Nënë Tereza” - Tenderi 21 mln euro, 170 vende e muze arkeologjik. Trafiku i automjeteve zhvendoset nën tokë
Me një fond limit prej 20.8 mld lekë apo rreth 21 mln euro, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për transformimin e sheshit “Nënë Tereza” në......
Mbështetje për sipërmarrëset - BSH dhe BERZH lançojnë Kodin për rritjen e aksesit në financë të grave në biznes
Banka e Shqipërisë dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) lançuan sot “WE Finance Code Albania – Kodi për Financimin e Grave Sipërmarrëse”,......
Mbi 1.52 GW diell dhe erë deri në 2030 - Plani: Rreth 1005 MW fotovoltaikë dhe 520 MW eolikë për objektivat e klimës
Vendit tonë do t’i duhen mbi 1.5 GW kapacitete diellore dhe eolike deri në fund të dekadës, për të përmbushur skenarin e parashikuar në Planin e ri Kombëtar......
Inflacioni, 3.2% në Gusht/ Zbutet norma krahasuar me Korrikun, por çmimet vijojnë të rëndojnë familjet
Inflacioni në Shqipëri u ngadalësua lehtë gjatë muajit gusht, pas përshpejtimit të regjistruar një muaj më parë, por vijon të qëndrojë mbi nivelin 3%. Sipas......
Sa reklama ka online? Rreth 11 mijë biznese të huaja dhe 3,500 shqiptare, aktive në Meta
Reklamimi po ndryshon me shpejtësi, ndërsa bizneset po zhvendosin gjithnjë e më shumë vëmendjen te platformat që përdoren çdo ditë nga miliona njerëz.......
Siguracioni i makinës u shtrenjtua - AMF: Primi mesatar u rrit me 6% në 2025, por mbeti sërish ndër më të ulëtit në Ballkan
Siguracioni i detyrueshëm i makinave në Shqipëri është shtrenjtuar, por vendi ynë vijon të ketë një nga primet mesatare më të ulëta në rajon. Të dhënat më të......
Serbia kërkon të shpërndajë parlamentin dhe të thërrasë zgjedhje të parakohshme
Qeveria e Serbisë tha të hënën se i ka kërkuar presidentit Aleksandar Vuçiç të shpërndajë parlamentin dhe të thërrasë zgjedhje të parakohshme......

