Profesionistët e lirë rrezikojnë rimbursimin - Tatimet: 18 dhjetori afati i fundit për ata që s’kanë deklaruar ende llogaritë bankare
Një pjesë e mirë e profesionistëve të lirë nuk kanë deklaruar në kohë të dhënat e llogarive bankare, duke vështirësuar procesin e rimbursimit të kësteve të parapaguara të tatimfitimit.
Administrata Tatimore bën me dije se pas verifikimit të të dhënave të tatimpaguesve, që ofrojnë shërbime profesionale, në zbatim të Aktit Normativ nr. 4, datë 27.11.2024, “Për një shtesë në ligjin nr.29/2023, “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, të ndryshuar, konstatohet se një pjesë e tyre nuk kanë deklaruar ende në e-Filing të dhënat e llogarive bankare.
Ky informacion është i domosdoshëm për të finalizuar me sukses procesin e kthimit të pagesave të kësteve paraprake të Tatimit mbi Fitimin e Thjeshtuar apo Tatimin mbi Fitimin brenda këtij viti.
Për këtë arsye, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka vendosur të shtyhet afati për deklarimin e llogarive bankare, në llogarinë e tyre elektronike e-Filing deri më datën18 dhjetor 2024.
Në të kundërt, pra nëse përditësimi i llogarive bankare nuk bëhet brenda këtij afati, Administrata Tatimore nuk garanton rimbursimin e pagesës së tatimit të parapaguar brenda këtij viti, por në një moment të dytë gjatë vitit 2025.
Tatimpaguesit duhet të kenë llogari bankare në monedhën Lek dhe aktive në një nga bankat e nivelit të dytë.
Në fund të Nëntorit, Këshilli i Ministrave miratoi aktin normativ për kthimin e kësteve të tatim fitimit të parapaguar nga profesionistët e lirë. Nga akti normativ përfitojnë rreth 6450 tatimpagues, të cilët do të rimbursohen me një fond prej 501 milionë lekësh.
Ligjit për tatimin mbi të ardhurat i cili hyri në fuqi më 1 Janar 2024, tatonte afro 29 mijë profesionistë të lirë me një normë nga 15-23 %. Profesionistët nuk ishin dakord me këtë regjim tatimor dhe e çuan çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Pas disa seancash, Gjykata Kushtetuese vendosi të shfuqizojë nenin që tatonte këtë shtresë, duke e cilësuar si diskriminues.
Sondazh

BE fokusohet tek energjia gjeotermike - Nisma synon të plotësojë 3/4 e nevojave të bllokut deri në 2040
Bashkimi Evropian ka vendosur t'i japë përparësi energjisë gjeotermike si pjesë e strategjisë së tij për të rritur sigurinë energjetike dhe për të reduktuar......

1 në 5 persona jetojnë me rreth 22 mijë lekë në muaj/ Treguesi i rrezikut për të qenë i varfër vlerësohet në 19.7% në vitin 2023
Sipas rezultateve të Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës (AANJ) për vitin 2023, të publikuara nga "Instituti i Statistikave" (INSTAT), e cila......

Rënie drastike e transaksioneve me AIPS - BSH: Në nëntor u realizuan 15.7% më pak veprime se në tetor
Numri dhe vlera e transaksioneve të realizuara përmes sistemit AIPS-EURO ka pësuar një rënie drastike gjatë muajit të kaluar. Të dhënat zyrtare nga Banka e......

“Transparent Albania” për një qeverisje të hapur - Rama: Portë unike për akses më të lehtë dhe më të shpejtë informimi
“Transparent Albania”, është platforma e cila u prezantua në përmbyllje të “Javës së Integritetit”. Kjo platformë e re e iniciuar nga qeveria Shqiptare ka......

Macron emëron aleatin dhe udhëheqësin e bllokut centrist, François Bayrou si Kryeministrin e ri të vendit!
François Bayrou, një aleat centrist dhe besnik i Presidentit Emmanuel Macron, u emërua si Kryeministri i ri i Francës të Premten pasdite. Njoftimi erdhi......

Ndotja e ajrit vret 240,000 evropianë në vit - Sipas studiuesve, situata është përmirësuar në krahasim me vitin 2005
Ndikimi shëndetësor i ekspozimit afatgjatë të evropianëve ndaj tre ndotësve kryesorë të ajrit (grimcat e imta, dioksidi i azotit dhe ozoni) po përmirësohet,......

Cili qark ka banesat më të vjetra? Gjirokastra “mbron” karakterin historik dhe arkitekturor
Në Shqipëri, banesat e zakonshme të banuara kanë një histori të gjatë dhe të larmishme, duke reflektuar zhvillimet urbane dhe demografike të vendit. Të......

Britania “shkurton” administratën shtetërore - Planifikon reduktimin e mbi 10,000 vendeve të punës në shërbimin civil
Ministrat e Britanisë së Madhe po planifikojnë të shkurtojnë më shumë se 10,000 vende pune në shërbimin civil, në një përpjekje për të rritur efikasitetin e......