Shqipëria Postuar më 18 Nëntor 2024, 14:16

Produktet shqiptare, drejt Azisë - Prençe: Lajm i mirë, por nuk pritet të zgjasë

Nga Hamit Yzeiraj

Produktet shqiptare, drejt Azisë - Prençe: Lajm i mirë, por nuk

Ulja e eksporteve drejt vendeve të Europës ka bërë që tregtarë të ndryshëm në Shqipëri të gjejnë vende të tjera për të shitur produktet e tyre.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave për muajin tetor, me disa shtete në Azi është rritur eksporti i mallrave.

Ka dhe nga ato të cilat historiku i tregtisë ka qënë “0” me vendin tonë.

Fokusi janë shtetet, të cilat raporti mes lekut dhe valutave që tregtojnë këto vende të kenë një formë qëndrueshmërie.

“Shpresojmë të ketë hapur një rrugë të re në shkëmbimet tregtare. Duke patur si problematikë kryesore qëndrueshmërinë e kursit të këmbimit, duhet marrë një strategji zhvillimi e cila duhet bërë nga qeveria dhe institucionet përkatëse. Këto shkëmbime tregtare priten të jenë të qëndrueshme.” Shprehet Edvin Prençe, Kryetar I Pro-Export Albania.

Edhe pse zgjerimi I tregtisë me vendet e Azisë përbënë një lajm të mirë për vendin tonë, kjo pritet të përbëjë një periudhë afatshkurtër der isa të normalizohet tregu.

“Shpresoj që jo, por mendoj se me këto vende të Azisë shkëmbimet tregtare nuk pritet të kenë qëndrueshmëri. E thënë ndryshe nuk besoj se do jetë diçka afatgjate për rritjen e eksporteve drejt vendeve të Azisë.”

Sipas Instat rritja e eksporteve ka qënë prezente jo vetëm në vendet e Azisë, por edhe në ato të Afrikës.

Në total duke marrë totalin e eksporteve, treguesi në 10 muajt e parë është ulur me rreth 14%.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat