Produkte importi jo-konform ligjit – AKU informon mbi situatën aktuale në vend!
Në kuadër të transparencës dhe informimit të publikut, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, bën me dije se për çdo rast të konstatuar (në treg apo në Pikat e Inspektimit Kufitar), të rezultuar jo-konform kërkesave dhe standardeve me legjislacionin në fuqi për produkte të importit, njoftohet Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë – RASFF.
Lidhur me rastin e produktit Luleshtrydhe të një sasie prej 52 kg, të importuar nga Shteti i Greqisë, AKU në bazë të Planit të Monitorimit me Bazë Risku zbatoi procedurën e dërgimit në datën 17 shkurt 2025 për analizim laboratorik dhe pas daljes së rezultatit u angazhua nëpërmjet sistemit të gjurmueshmërisë për mbledhjen dhe tërheqjen nga tregu të kësaj sasie luleshtrydhe. Në bazë të faturave të shitjes të paraqitura nga Operatori i Biznesit Ushqimor e gjithë sasia rezultonte e shitur.
Menjëherë pas këtij rasti, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë vlerësim të riskut për këtë produkt dhe e ka kategorizuar me risk të lartë.
Për këtë, është komunikuar me të gjitha Pikat e Inspektimit Kufitar, për mostrimin e 10 ngarkesave të njëpasnjëshme dhe bllokimin në kufi të çdo ngarkese me luleshtrydhe, deri në daljen e përgjigjes së analizave të çdo mostrimi për produktin që mund të vijojë të importohet nga Greqia.
Synimi i urdhërimit për bllokime të tilla në PIK është që të pritet çdo rezultat analize e mostrimeve në të tilla raste. Në bazë të këtyre rezultateve do të përcaktohet nëse importet do të lejohen për tregtim brenda territorit shqiptar apo do të kthehen në vendin e origjinës.
Lidhur me prononcimin në media të tre rasteve për njoftimin e AKU-së nga sistemi RASFF, ju bëjmë të ditur se ka qenë AKU që ka njoftuar sistemin RASFF si pasojë e zbatimit me korrektësi të planeve të monitorimit dhe marrjes së mostrave, si në tregun e brendshëm ashtu edhe në kufi (PIK).
Sondazh

Formula tarifore e Trump ndëshkon të varfrit - Humbësit më të mëdhenj, Afrika dhe Azia Juglindore
Formula e presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave shfaq një tjetër aspekt negativ: ajo po godet gjithashtu disa nga vendet më të varfra në......

Influenca Aviare në dy stabilimentet në zonën e Durrësit – MBZHR: Janë marrë masat e menjëhershme!
Në kuadër të transparencës dhe informimit të publikut Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural sqaron se referuar situatës së Influencës Aviare në dy......

“IA mund të ndikojë 40% të vendeve të punës” - Sipas OKB-së, teknologjia do të zgjerojë pabarazinë midis kombeve
Inteligjenca artificiale parashikohet të arrijë vlerën e tregut në 4.8 trilionë dollarë deri në vitin 2033, por përfitimet e teknologjisë mbeten shumë të......

Trump i jep fund përjashtimit nga taksat importeve kineze me vlerë të ulët!
Një njoftim për klientët e mahnitur nga produktet me çmime të ulëta në aplikacionet e blerjeve kineze: ditët e marrjes së veshjeve, veglave dhe dhuratave në......

Macron kërkon pezullimin e investimeve në SHBA - Paralajmëron kundërpërgjigje të “fuqishme” ndaj tarifave amerikane
Presidenti francez Emmanuel Macron u bëri thirrje kompanive evropiane që të pezullojnë investimet e planifikuara në Shtetet e Bashkuara, pasi Presidenti......

Bursa shqiptare, faturimet arritën në 301 mln euro - Tregtimi i energjisë në ALPEX, volumet në vitin 2024 u rritën me 41.7%
Volumet e energjisë të tregtuar në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX u rritën me 41.7% gjatë vitit 2024, në raport me vitin 2023. Në total, në......

Kina vendos tarifë hakmarrëse prej 34% për importet e të gjitha mallrave amerikane!
Kina njoftoi të premten se do të vendoste një tarifë 34% mbi importet e të gjitha produkteve amerikane duke filluar nga 10 prilli, pjesë e një mori masash......

Eksportet e mineraleve në SHBA, mundësi apo sfidë? - Malaj: Ka një mesazh afatgjatë, duhet t’i shesim metalet të përpunuara
Tarifat reciproke të vendosura nga Presidenti Trump nuk e kanë lënë pa prekur as Shqipërinë. Megjithatë, fakti që tarifa është vetëm 10%, ndryshe nga normat......