Prodhuesit shqiptarë drejt tregut të BE, cilësia “hap dyert” - Forumi i UNIDO, mbështetje për agrobizneset që të plotësojnë kërkesat europiane

Shqipëria po ndërmerr një hap vendimtar drejt forcimit të konkurrueshmërisë dhe përgatitjes së agrobizneseve për rritje të qëndrueshme drejt tregut evropian dhe atij global si dhe përmbushjen e ambicies për të arritur në nivelin e 1 miliardë eurove eksporte deri në vitin 2030. Forumi i 3-të Kombëtar për Cilësinë dhe Standardet, i organizuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial (UNIDO) në bashkëpunim me Këshillin Shqiptar të Agrobiznesit (KASH), mblodhi aktorë kyç për të avancuar rolin e cilësisë si një faktor strategjik për suksesin në eksport dhe integrimin në BE.
“Gjurmimi është ura dighitale që lidh fermerin shqiptar me konsumatorin europian, është pasaporta e panegociueshme që hap dyert në tregun unik europian. Kjo pasaportë, na jep një zë, që të tregojmë historinë e origjinës, cilësinë dhe qëndrueshmërinë tonë. Sot po kalojmë nga politika në zbatim dhe angazhimi ynë është konkret, po punojmë për digjitalizimin e proceseve të verifikimit të produkteve shqiptare”, u shpreh Andis Salla, Ministër i Bujqësisë
UNIDO, përmes Programit Global për Cilësi dhe Standarde (GQSP), i mbështetur nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO), luan një rol kyç në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për ndërtimin e një sistemi modern të Infrastrukturës së Cilësisë. Kjo përfshin asistencë teknike, udhëzime për politika dhe ngritje kapacitetesh për të ndihmuar agrobizneset që të arrijnë certifikimin, të sigurojnë gjurmueshmërinë dhe të plotësojnë kërkesat e rrepta të konsumatorëve të BE-së.
“Procesi i hapjes së negociatave është një mundësi që vjen me detyra shtëpie për tu bërë. Zvicra është krenare që të jetë një partner i besueshëm dhe afatgjatë i Shqipërisë drejt integrimit në BE. Cilësia dhe standardet janë në zemër të detyrimeve që vijnë nga zhvillimi i tregut dhe lëvizja e lirë e mallrave. Janë më shumë se kërkesa teknike. Ato përbëjnë thelbin e besimit midis prodhuesve shqiptarë dhe konsumatorëve të BE-së. Prandaj ne theksojmë nevojën për të integruar infrastrukturën e standardeve dhe cilësisë në organizatat ndërkombëtare dhe duke iu përshtatur dhe legjislacionit të BE”, u shpreh Ruth Huber, Ambasadore e Zvicrës në Shqipëri
Ndërsa Koordinatorja Kombëtare e UNIDO&GQSP në Shqipëri, Elvana Zhezha, theksoi se “Cilësia është një gur themeli i ambicieve ekonomike të Shqipërisë dhe Rrugëtimit të saj drejt BE. Duke forcuar një kulturë të cilësisë në të gjitha industritë, nga proceset e prodhimit, te shërbimet dhe qeverisa, Shqipëria ka të gjithë potencialin që të rrisë konkurrueshmërinë, të mbrojë konsumatorët, të ndërtojë më shumë besim në produktet e saj, brenda dhe jashtë vendit. Përmbushja e pritshmërive europiane për cilësinë nuk është më një luks, është një domosdoshmëri, për të zgjeruar eksportet, për të tërhequr investimet dhe për të mbështetur inovacionin. Fokusi ynë mbetet tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, duke i mbështetur ato të adoptojnë teknologji të reja, bazuar në inteligjencën artificiale. Me mbështetjen e UNIDO dhe SECO këto inovacione tashmë po instalohen dhe po testohen në zinxhirin e vlerës të bimëve mjekësore-aromatike.”
Një master i dedikuar për standardet dhe cilësinë tashmë do të ofrohet në Universitetin Bujqësor të Tiranës, si një kontribut për të forcuar infrastrukturën në këtë sektor.
“Universiteti Bujqësor i Tiranës, në bashkëpunim të ngushtë me UNIDO është në fazën përfundimtare të dizenjimit të një programi të ri master shkencor me standardet dhe sistemet e cilësisë. Ky program përfaqëson një hap strategjik në zgjerimin e fushës së kompetencave për universitetin bujqësor, duke ofruar një platformë akademike të nivelit më të lartë për formimin e profesionistëve të rinj në fushën e menaxhimit të cilësisë, përputhshmërisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, u shpreh Fatbardh Sallaku, Rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës
Nga ana tjetër një rol të rëndësishëm në këtë proces po luan edhe Këshilli Agrobiznesit Shqiptar.
“Zgjidhja e problemeve dhe vështirësitë që ndeshim për cilësinë, sigurinë e konsumatorit dhe standardet, kapërcehen më lehtë, duke punuar së bashku, të mirëkordinuar, sektori publik me atë privat, me objektiva të qarta, me synim Shqipërinë , anëtare të BE në 2030”, theksoi Agim Rrapaj, Kryetar i KASH.
I zhvilluar paralelisht me Kongresin e 5-të të KASH-it, Forumi bashkoi prodhues, shoqata, institucione dhe partnerë zhvillimi për të trajtuar rëndësinë jetike të standardeve dhe cilësisë që duhet të përmbushin produktet shqiptare, në mënyrë që të konkurrojnë në kushte të barabarta në Tregun e Vetëm të BE-së.
Borxhet e qytetarëve dhe kompanive, në rritje - Maqedoni e Veriut, vlera e kredive arrin 8.6 miliardë euro
Nga muaji në muaj, qytetarët e Maqedonisë së Veriut po rrisin borxhet, edhe pse norma referencë e obligacioneve qeveritare mbetet e lartë. Sipas të dhënave......
Greqia, lider në reduktimin e borxhit publik - Shkak, zbatimi i reformave strukturore dhe rritja ekonomike
Greqia shfaq potencialin më të mirë në botë për uljen e borxhit publik, pavarësisht se mban një nga nivelet më të larta të borxhit. Sipas UBS (Union Bank of......
Kontrolle ndaj pesticideve dhe produkteve bujqësore - Pr.buxheti 2026, ISUV: Mbi 650 milionë lekë për forcimin e sigurisë ushqimore
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zhvilluar një takim me fermerë, grumbullues, eksportues e importues për të diskutuar mbi përdorimin e pesticideve dhe......
1 shekull nga krijimi i Bankës së Shqipërisë - Sejko: Përparimi ekonomik, dëshmi e arritjeve. Rama: Është institucion model
Banka e Shqipërisë shënon 100 vite nga krijimi i saj në 1925, i cilësuar si një shekull qëndrueshmërie, zhvillimi dhe besimi në Konferencën Shkencore......
Sa para’ do të shkojnë për arsimin profesional në 2026? Rriten investimet dhe akses më i madh për grupet vulnerabël
Arsimit profesional po i jepet gjithnjë e më shumë përparësi, sidomos vitet e fundit, kur mungesa e të rinjve në profesione të caktuara është bërë më e......
Paga minimale 500 euro, kosto për eksportuesit - Prençe: Masa kompensuese për sektorin, ndikim negativ në konkurrueshmëri
Rritja e pagës minimale nga qeveria në 500 euro nga 1 Janari 2026, mirëpritet si iniciative nga ana e bizneseve në Shqipëri, por nga ana tjetër shihet si një......
Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre
Hartimi i Paketës së re Fiskale është përmbyllur dhe ajo pritet të paraqitet së shpejti për shqyrtim në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe......
Të ardhurat neto të ekuivalentuara në Evropë - Ku fitojnë më shumë familjet? Kryeson Luksemburgu
Pavarësisht vlerave dhe kulturës së përbashkët që bashkojnë kontinentin, Evropa vijon të përballet me pabarazi të theksuara në të ardhura. Edhe pse hendeku......





