Shqipëria Postuar më 19 Shkurt 2025, 14:11

Prodhuesit, kundër draftit të mbetjeve-“Nuk i shërben zgjidhjes së situatës, kosto pa përfitime”

Nga Elisabeta Dosku

Prodhuesit, kundër draftit të mbetjeve-“Nuk i shërben

Bizneset që importojnë apo prodhojnë produkte, të cilat krijojnë mbetje, do të kenë përgjegjësi për t’i menaxhuar ato. Gjatë diskutimit të projektligjit që ka si qëllim ngritjen e skemës së Përgjegjësive të Zgjeruara të Prodhuesit, të hartuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, përfaqësuesit e këtyre bizneseve shprehen se drafti nuk është hartuar siç duhet dhe nuk zgjidh problematikën me menaxhimin e mbetjeve dhe vetë shton kostot.

“Qëndrim i unifikuar. Propozimi jonë është: së pari ligji për përgjegjësinë e zgjeruar të subjekteve prodhuese duhet të jetë pjesë e integruar e ligjit për menaxhimin e mbetjeve. Meqë jemi në fazën e draftimit të ligjit për menaxhimin e mbetjeve, nuk ka kuptim të avancojmë me këtë ligj dhe të ecim mbrapsht. E dyta, është e pavend që të bëjmë ligje që s’janë konform ligjeve të BE. Pse të mos marrim një model të tillë si ai austriak por të bëjmë shpikje.  Është propozuar një ligj pa një studim paraprak. Nëse këto kosto kthehen në benefite askush nuk qahet dhe do jemi të gjithë të kënaqur. Kështu si është menduar do jenë kosto të kota që nuk kthehen në benefit”.

“Ky ligj ka nevojë të rikonceptohet së bashku me biznesit. Besojmë dhe mendojmë se projektligji bazohet në dispozita të pazbatueshme ligjore. Vendosen sanksione por sërish mbetjet nuk do të menaxhohen siç duhet dhe nuk do ketë efekt.  Nuk ka klauzola se si përfshihen subjektet prodhuese në këtë projektligj”.

Si do të realizohet sistemi PZP në Shqipëri? Projektligji do mbetet i pazbatueshëm.

Komisioni ka vendosur që do të shikohet nëse ky ligj do të rregullohet me sugjerime të deputetëve apo do të kthehet pas për tu sistemuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.  Disa nga detyrimet kryesore për prodhuesit që rrjedhin nga drafti lidhen me financimin dhe krijimin e një sistemi për grumbullimin, transportimin, riciklimin ose një mënyrë tjetër të trajtimit të mbetjeve të krijuara nga produktet e tyre që ata vendosin në treg në Shqipëri.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat