Prodhuesit e verës, deklarime deri më 15 Janar - Rregullorja e re/ Detyrim për sipërfaqet e kultivuara dhe sasinë e produkteve

Informaliteti i lartë në sektorin e verës ka bërë që qeveria të marrë masa me qëllim krijimin e një database të plotë me të dhëna të detajuara.
Qeveria ka hartuar rregulloren e re, për të gjithë operatorët: vjelësit dhe prodhuesit e regjistruar në regjistrin e vreshtave, përpunuesit dhe mbushësit e shisheve, për mbajtjen e deklaratave, formularët që duhet të plotësohen prej tyre, si dhe mënyrën e grumbullimit të informacionit për prodhimin potencial.
Referuar rregullores së re të botuar në Fletoren Zyrtare, e detyrueshme të zbatohet për të gjithë operatorët që janë regjistruar në regjistrin e vreshtave, prodhuesit duhet të dorëzojnë deklaratën e prodhimit në lidhje me prodhimin e vitit aktual të verës brenda datës 15 janar të çdo viti. Deklarata duhet të përmbajë identitetin e prodhuesit; vendin ku mbahen produktet; kategorinë e produkteve të përdorura për prodhimin e verës: rrush, musht rrushi ose verë e re ende në fermentim, emrin dhe adresën e furnizueseve; vëllimin, e shënuar në hektolitra ose 100 kg, të produkteve të verës të marra që nga fillimi i vitit të verës dhe të mbajtura në datën e deklarimit, të ndara sipas ngjyrës (e kuqe/rozë ose e bardhë), kategorisë së produkteve të përdorura.
Formulari i deklaratës së prodhimit, do t’u dorëzohet Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor të qarkut përkatës, ku ndodhet sipërmarrja. Deklarata duhet të dorëzohet edhe nëse prodhimi në vitin përkatës të verës ka qenë i barabartë me zero.
Po ashtu, prodhuesit, përpunuesit dhe mbushësit e shisheve, të regjistruar në regjistrin e vreshtave, duhet të dorëzojnë deklaratën e stoqeve, brenda datës 10 shtator të çdo viti.
Kjo deklaratë duhet të përmbajë identitetin dhe vendin ku mbahen produktet.
Vjelësit duhet të dorëzojnë deklaratën e vjeljes deri më datë 15 janar të çdo viti e cila duhet të përmbajë identitetin e vjelësit; sipërfaqen e mbjellë me vreshta në prodhim (në hektarë dhe duke iu referuar vendndodhjes së parcelës së vreshtit); sasinë e rrushit të vjelë (në 100 kg); destinacionin e rrushit (në hektolitra ose 100 kg).
Për sa u përket sipërfaqeve të mbjella me vreshta, do të kryhen kontrolle nga institucioni përgjegjës për regjistrin e vreshtave me qëllim mbajtjen e një regjistri të përditësuar. Rregullorja parashikon edhe sanksione administrative për përfaqësuesit e sektorit që nuk e zbatojnë atë.
Roaming Free në rajon, çfarë po fitojnë bizneset shqiptare? RCC: 44% e tyre shohin lehtësim në komunikim, 31% raportojnë ulje kostosh
“Roaming Free” në Ballkanin Perëndimor ka sjellë ndryshime të prekshme në mënyrën se si bizneset operojnë në rajon, por ndikimi i tij nuk ka qenë i njëjtë në......
KESH zhvillon shitjen e parë të energjisë - Reshjet shtojnë prodhimin, sigurohen rreth 1.1 mln euro të ardhura
Teksa prurjet në Kaskadën e Drinit kanë shënuar nivele të larta si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shitur......
Në Steblevë të Librazhdit dëbora arrin 40 cm - Kryebashkiaku Disha: Rrugët janë të hapura, të gjitha njësitë janë të sigurta!
Kryetari i Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, ndodhet në terren së bashku me Drejtuesin Politik të Qarkut, Arbjan Mazniku, për të ndjekur nga afër dhe......
Nga emergjencë natyrore, në goditje ekonomike kombëtare/ Përmbytjet në vend, qarqet e goditura mbajnë rreth 40% të PBB-së
Përmbytjet e ditëve të fundit nuk janë thjesht një episod moti ekstrem, por edhe goditje e drejtpërdrejtë mbi ekonominë e vendit. Zonat më të prekura......
“Të dëmtuarit nga përmbytjet do të dëmshpërblehen” - Kryeministri Rama: Për banesat, si edhe për gjënë e gjallë
Të gjithë qytetarët e prekur nga përmbytjet do të dëmshpërblehen. Këtë e bëri me dije kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror të......
Shqiptarët i thonë jo SMS-ve! - AKEP: Kërkojnë më shumë internet. A po ofron tregu çmime të drejta për paketat?
Rreth 10.41 GB Internet, 129 minuta dalëse dhe 11 SMS ka konsumuar mesatarisht një shqiptar gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025. Sipas të dhënave më të......
Skema e investimeve, 27 shkurti afati i fundit për dokumentet - Nga rrjetat antibreshër, tek serat diellore dhe agroturizmi. Deri 150 mijë euro financim
Fermerët që kanë aplikuar për Skemën e Investimeve, do të kenë afat deri më datën 27 Shkurt 2026 për të dorëzuar dokumentacionin plotësues të dosjes së......
Parku diellor në Spitallë merr licencën e prodhimit - Kapaciteti 100 MW, kompania u shpall fituese në ankandin e zhvilluar në vitin 2021
Enti Rregullator i Energjisë ka licencuar shoqërinë “Spitalla Solar”, në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik 100 MW, në......


