Prodhimi, përjashtim nga akciza e gazit - Propozimi/ Kosto e lartë për kompanitë. Cënohet konkurrueshmëria e produkteve shqiptare

Gazi i lëngshëm që përdoret në industrinë e prodhimit duhet të përjashtohet nga akciza. Ky është propozimi i depozituar për diskutim në komisionet kuvendore nga deputeti demokrat Enno Bozdo.
Referuar relacionit të draftpropozimit, në ligjin aktual, nuk parashikohet përjashtimi nga akciza i gazit të lëngshëm për qëllime prodhimi, ndërsa argumentohet se funksionimi jo i mirë i mekanizmave shtetërore për të stopuar abuzimet në treg, nuk është arsye për të rënduar industrinë prodhuese, ku vendosja e një akcize të tillë në kushtet e sotme, ndikon tepër negativisht në veprimtarinë e këtij sektori.
Sipas argumenteve që shoqërojnë propozimin, aplikimi i kësaj akcize për industrinë prodhuese është e pajustifikuar dhe aspak në përputhje me parimet mbi të cilat aplikohen akcizat, e dëmshme për këtë industri dhe për rrjedhojë për ekonominë e vendit.
Një ndër argumentet është se kompanitë prodhuese e blejnë gazin e lëngshëm duke marrë si njësi matëse kilogramin dhe jo litrin. Duke pasur në konsideratë raportin kg/litër në këtë produkt, akciza automatikisht konvertohet nga 6 lekë/litër në 12 lekë/kg. Gjithashtu çmimi i tij është rritur nga 50 lekë/kg në periudhën para fillimit të krizës, në rreth 95 lekë/kg sot (me TVSH).
Po ashtu, argumentohet se gazi i lëngshëm (LPG) zë një përqindje të konsiderueshme në totalin e kostove në industrinë prodhuese. Sipas sektorëve ai varion nga 30% në 35% e ndoshta më tepër. Në këto kushte vendosja e akcizës e bën situatën edhe më të rëndë.
Një argument tjetër është se kompanitë prodhuese shqiptare, një pjesë të madhe të produkteve të tyre e eksportojnë dhe rëndimi në kosto me një akcizë të tillë, ndikon direkt në cenimin e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare në rajon. Ndërkohë që asnjë nga vendet e rajonit nuk ka vendosur një akcizë të tillë për gazin e lëngshëm. Për këtë arsye, theksohet se impakti i madh negativ që kanë kompanitë shqiptare nga vendosja e kësaj akcize, do të bëjë që të thellohet akoma më tepër hendeku i konkurrencës me vendet e rajonit.
Në draft theksohet gjithashtu se vetë vendet e BE përdorin një përqasje të kujdesshme ndaj kësaj çështjeje, duke ia lënë në dorë vendeve anëtare. Një pjesë e madhe e vendeve të BE e përjashtojnë këtë produkt nga vendosja e akcizës.
Shqipëria ratifikon vendimin e CEFTA për shërbimet turistike - Më pak barriera, më shumë konkurrencë në tregun rajonal të turizmit
Shqipëria ka ratifikuar vendimin për Komitetin e Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, i njohur si CEFTA, që synon lehtësimin e......
“Inspektorët, jo gjahtarë të biznesit!” - Kryeministri Rama: Inspektimet duhet të kryhen mbi bazën e riskut
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilluan një takim me Kryeinspektorin e Përgjithshëm dhe drejtuesit e......
Cili vend na i shet frutat më shtrenjtë? Nga Belgjika, me çmim rekord. Por tregun e mbajnë Greqia dhe Ekuadori
Importet e frutave për vitin 2025 tregojnë një kontrast të fortë mes çmimit ekstrem për kilogram dhe realitetit të tregut masiv. Sipas të dhënave të tregtisë......
Prodhim eksplozivi në Shqipëri/ Ish-Uzina e Poliçanit rinis aktivitetin, lënda plasëse do përdoret në miniera e infrastrukturë
Ish-Uzina Mekanike në Zonën B të Poliçanit do të rikthehet sërish në funksion, këtë herë për prodhim lëndësh plasëse për përdorim civil. Kompania “EXPLO-CHEM......
Gatishmëria digjitale, ku renditet Shqipëria? Vendi përparon më së shumti në kapitalin njerëzor
Shqipëria është renditur në vendin e 79-të nga 127 ekonomi në edicionin e vitit 2025 të Network Readiness Index (NRI), një nga raportet kryesore globale që......
Ministrja Koçiu prezanton Kryeinspektorin e ri të IKMT - Afrim Qëndro zëvendëson në këtë funksion Dallëndyshe Bicin
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, prezantoi sot Kryeinspektorin e ri të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Afrim Qëndro,......
Italia do të ulë çmimet e energjisë - Ndihmë për familjet dhe bizneset. Paketa, me vlerë 3 miliardë euro
Qeveria italiane planifikon të miratojë një paketë masash javën e ardhshme për të ndihmuar familjet dhe firmat të përballen me çmimet e larta të energjisë,......
Arrihet marrëveshja SHBA-Maqedonia e Veriut/ Për tregti reciproke, korrekte dhe të balancuar
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur marrëveshje kornizë për tregti reciproke, korrekte dhe të balancuar për përforcimin e......


