Prodhimi i mjeteve detare në Pashaliman/ Rama: Shqipëria në hartën e industrisë ushtarake

Kryeministri Rama bëri të ditur sot se, Shqipëria ka hedhur një hap të ri në drejtim të rritjes së kapaciteteve ushtarake dhe ripozicionimit në industrinë mbrojtëse. Në rubrikën “Shënimet e Javës”, Rama u shpreh nga Berlini se një nga momentet më të rëndësishme të javës ishte nënshkrimi i marrëveshjes mes kompanisë italiane “Fincantieri” dhe kompanisë publike shqiptare “KAYO”.
Sipas tij, kjo nismë shënon një rikthim të Shqipërisë në hartën e industrisë ushtarake dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.
''Një tjetër moment i rëndësishëm i javës ishte hapja e një rruge tjetër në drejtim të rritjes së kapaciteteve tona ushtarake dhe të ripozicionimit të Shqipërisë në rrjetin e industrisë ushtarake, ku deri para pak kohësh ishim prej dekadash krejt inekzistent. Firmosëm marrëveshjen mes kompanisë italiane Fincantieri, një nga emrat e mëdhenj të ekselencës industriale europiane dhe kompanisë sonë publike Kayo për prodhimin e mjeteve detare në Shqipëri në kantierin e Pashalimanit, qoftë në funksion të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë, qoftë edhe për forcat aleate. Ky nuk është vetëm një investim i ri dhe shumë i konsiderueshëm, por është dhe një front i ri punësimi me rreth 400 vende të reja pune të mirëpaguara në fazën e parë. Një perspektivë konkrete për të rinjtë dhe të rejat, duke filluar nga nxënëset dhe nxënësit e shkollës profesionale industriale të Vlorës, të cilët do të ftohen të bëhen pjesë e programeve të trajnimit për t’u punësuar në kompaninë e përbashkët që lind nga kjo marrëveshje, Fincantieri Albania"- tha kryeministri Rama.
Siguria Energjetike/ Rama: Një tjetër hap i rëndësishëm për sigurinë dhe pavarësinë tonë në këtë sektor
Në 'shënimet e javës', kryeministri Edi Rama është ndalur te sektori energjetik, duke folur për investimet dhe marrëveshjet e rëndësishme me SHBA dhe Greqinë......
Rama në Armeni/ Merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
Kryeministri Rama udhëton drejt Yerevan të Armenisë ku merr pjesë në punimet e Samitit të Komunitetit Politik Europian. Në një video të ndarë nga Berlini,......
Rruga e Arbrit afron turistët me Matin, Burreli feston 104-vjetorin me aktivitete dhe panair
Vetëm një orë larg Tiranës, Mati u shndërrua këtë fundjavë në destinacionin kryesor për shumë qytetarë që zgjodhën të kalonin dy ditë ndryshe. Prodhues të......
Nafta 206 lekë, benzina 184 lekë / Bordi ul çmimet e karburanteve në mbledhjen e fundit
Bordi i Transparencës ka njoftuar rënie të lehtë të çmimeve të karburanteve në vend, si pasojë e ndryshimeve të fundit në tregjet globale dhe mënyrës së......
800 hektarë pyll përpihen nga flakët në Itali/ Zjarri në malin Faeta, evakuohen 3 mijë banorë
Rreth 3 mijë banorë janë evakuuar për shkak të një zjarri masiv në malin Faeta, mes provincave të Pizës dhe Lucca-s, i cili vijon prej 2 ditësh. Evakuimi u......
“Dyfisho ndërmarrjen tënde”, nxitje bimëve mjekësore/ Ministri Salla: Instrument konkret që rrit aktivitetin
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla në vizitën e tij në një biznes të bimëve mjekësore dhe aromatike, ka vlerësuar sipërmarrarje të tilla......
83.3 mln lekë për pikat e zeza në rrugë Siguria/ ARRSH planifikon tenderin për vitin 2026, ndërhyrje në rrjetin kombëtar
Autoriteti Rrugor Shqiptar pritet të hapë një procedurë të re prokurimi publik me një fond limit prej rreth 83.3 mln lekësh, me qëllim ndërhyrjen në të......
Shqipëria, linjë direkte me Helsinkin/ Akses më i shpejtë në destinacionet ndërkombëtare
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka shtuar një tjetër destinacion në hartën e fluturimeve, duke vendosur një lidhje të drejtpërdrejtë me Helsinkin. Linja e......


