Prodhimi i energjisë nga era - Dy centrale me fuqi totale 148.5 MW morën miratime për t’u lidhur me rrjetin elektrik
Energjia e erës mbetet ende e pashfrytëzuar në vendin tonë, teksa të dhënat për vitin 2024 tregojnë se 2 projekte me fuqi totale 148.5 MW kanë marrë opinion paraprak për t’u lidhur në sistemin e transmetimit.
Projekti i parë është Park Eolik Pogradec, me një fuqi të instaluar prej 120 MW. Ndërkohë që, centrali tjetër është Park Eolik Drin-2 dhe ka një kapacitet të parashikuar prej 28.5 MW. Edhe vitet e kaluar ka patur një sërë projektesh, që kanë marrë miratime të ngjashme, por deri më tani asnjë prej tyre nuk ka hyrë në prodhim.
Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, aktualisht janë vetëm 2 kompani të licencuara në prodhimin e energjisë elektrike nga era.
Era është konsideruar nga ekspertët si një burim i rëndësishëm i energjisë së rinovueshme dhe një alternativë për diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë. Kjo pasi aktualisht mbi 90% e energjisë në vend gjenerohet nga burimet ujore, duke patur varësi të lartë ndaj kushteve atmosferike.
Ndërkaq, nisur nga fakti se një numër i konsiderueshëm i burimeve të energjisë elektrike, jo vetëm eolike, por edhe fotovolatike dhe hidrike, parashikohen që të ndërtohen dhe të lidhen në sistemin e transmetimit, Enti Rregullator i Energjisë thekson nevojën për një zhvillim më dinamik dhe investime për të integruar këto burime në sistemin elektroenergjitik shqiptar në vitet në vijim.
Sondazh

Gjermania, pranë recesionit? - Bundesbank paralajmëron për rrezikun e ndikimit të tarifave
Ekonomia gjermane mund të vuajë nga një "recesion i lehtë" në vitin 2025, tha Presidenti i Bundesbank, Joachim Nagel, duke u tkurrur në të tretin vit radhazi......

Çfarë përmban paketa e “Paqes Fiskale”? - Tatimet nisin punën, futet në “lojë” Inteligjenca Artificiale
Administrata tatimore ka filluar punën për vlerësimin e implementimit të ashtuquajturës paketa e “paqes fiskale” . Por çfarë është paketa e “paqes......

Sekuestrohen dhe konfiskohen 65.5 mln euro pasuri - Nga pronat, kuotat tregtare dhe deri tek kriptovalutat
Në vijim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Prokuroria e Posaçme ka arritur të sekuestrojë dhe të konfiskojë gjatë vitit 2024 një......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas një jave negative dhe vazhdimisht në rënie e ka mbyllur këtë periudhë pozitivisht duke fituar pikë nga dita e djeshme teksa është blerë......

Si do fuqizohet forca ajrore e Shqipërisë?-74-vjetori i Aviacionit Ushtarak, Vengu: E nisim me kapitalin njerëzor
Në ceremoninë e 74 – vjetorit të Aviacionit Ushtarak shqiptar, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu njoftoi qëllimet dhe veprimet konkrete të qeverisë për......

SHBA “subvencionon” Kanadanë me 200 mld USD/vit - Trump kërcënon me rritje tarifash para zgjedhjeve kanadeze
Disa ditë para zgjedhjeve federale dhe pas më shumë se një jave pa komentuar për Kanadanë, Presidenti amerikan Donald Trump rishfaqi retorikën e tij të......

“Mes Semanit e Vjosës”, zbardhen detajet e projektit - Balluku: Projekt inovator, me rëndësi për zhvillimin ekonomik të zonës
Gjatë një dëgjese për projektin “Mes Semanit e Vjosës, u prezantuan detajet si dhe masterplani i këtij projekti. Në fjalën e saj zv.kryeministrja, njëherësh......

Shpërndahen 100% zarfet zgjedhore në Diasporë - Celibashi: Në Vorë dhe njësinë 10 në Tiranë, nis testimi i votimit elektronik
Ka përfunduar dorëzimi i 100% i zarfeve zgjedhore për të gjithë ata emigrantë që punojnë dhe jetojnë jashtë Shqipërisë, por duan të marrin pjesë përmes votës......