Prodhimi i energjisë elektrike, 8 mln mWh - ERE: Të dhënat paraprake të operatorëve të rrjetit, miratohet dhe tarifa për Garancinë e Origjinës

Sasia e energjisë elektrike e prodhuar gjatë vitit 2025 përllogaritet në rreth 8 mln mWh, sipas Entit Rregullator të Energjisë, bazuar në të dhënat paraprake të operatorëve të rrjetit. Shifra është bërë publike në një vendim që lidhet me Certifikatat e Garancisë së Origjinës, pasi ky tregues shërben për përcaktimin e vlerës së detyrimit, për kompanitë që duan të pajisen me certifikatën. Gjithsesi, sasia zyrtare e energjisë së prodhuar gjatë vitit që lamë pas do të bëhet publike në vijim dhe shifra prej 8 mln mWh mund të pësojë ndryshime.
Ndërkaq, sa i takon Certifikatës së Garancisë së Origjinës, detyrimi që do të paguhet për lëshimin e saj për vitin 2026 do të jetë 0.03 euro/mWh.
“Garancia e Origjinës” është njё dokument elektronik, i cili ka funksion të vetëm që t’i provojё konsumatorit fundor se, njё pjesё ose e gjithë sasia e energjisё elektrike të përdorur prej tij ёshtë prodhuar prej burimeve tё rinovueshme. Këtu përfshihet energjia nga burime tё rinovueshmesi era, dielli, energjia hidrike, biomasa, etj.
Aktualisht, çdo person fizik ose juridik apo subjekt ka të drejtën të aplikojë për t’u regjistruar në regjistrin e garancive të origjinës të ERE-s, duke u kategorizuar sipas roleve të ndryshme e më konkretisht: Prodhues, furnizues/tregtar, Operatori i Energjisë së Rinovueshme, tregtar i garancive të origjinës apo klient fundor.
Blerja e certifikatave të garancisë së origjinës është e vetmja mënyrë për të dokumentuar në mënyrë të besueshme konsumin e energjisë së rinovueshme në Evropë. Një garanci origjine u sjell përfitime kompanive, duke ofruar reduktime të provuara dhe të verifikueshme të emetimeve. Ato janë mjete efikase, të njohura dhe të mbështetura nga legjislacioni për të dokumentuar dhe formalizuar angazhimin për energji elektrike të qëndrueshme.
Në 2025-ën, mesatarisht 4 aksidente rrugore në ditë/ Lezha dhe Gjirokastra, me numrin më të lartë në raport me popullsinë
Sipas të dhënave të fundit të INSTAT për vitin 2025, në vendin tonë kanë ndodhur 1,375 aksidente rrugore. Krahasuar me vitin 2024, kjo përfaqëson një ulje të......
Bonot e thesarit, sa interes ka për të investuar? - Yield-i mesatar i ponderuar zbret në 2.4%, minimum historik
Aktualisht, fitimet nga investimi në bono thesari 12-mujore rezultojnë të jenë shumë të ulëta. Në ankandin e fundit, yeld-i mesatar i ponderuar zbriti në......
Të huajt “ekzotikë” në Shqipëri/ Nigerianët, marokenët dhe filipinasit udhëheqin fluksin
Statistikat e INSTAT për hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri publikohen në mënyrë periodike sipas vendeve të origjinës, por jo të gjitha shtetet paraqiten......
Ndryshon skema e subvencioneve në bujqësi - Zv.ministri Guri: Kemi nisur konsultimin, do u përgjigjemi kërkesave
Skema e mbështetjes në bujqësi 2026 do të pësojë ndryshime. Buxheti i akorduar gjatë këtij viti është 5.2 miliardë lekë, ndjeshëm më i lartë se fondet......
Bankat po digjitalizohen, por shqiptarët rendin pas cash-it/ Vrojtimi i BSH: Tërheqja e të rinjve dhe përmirësimi i shërbimeve rrit investimet në FinTech
Shumica e bankave në Shqipëri kanë bërë hapa të rëndësishëm drejt transformimit të tyre digjital. Nga gjetjet e Vrojtimit të Digjitalizimit të kryer në......
Dobësohet ndjeshëm Dollari amerikan – Franga fiton sërish pikë
Dollari amerikan ka regjistruar sërish rënie këtë mëngjes duke u dobësuar nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 80.1 lekë dhe duke u shitur me 81.5......
Monedha evropiane prek “majat” - Pse rritja e euros në 1.20 dollarë është çështje e rëndësishme?
Euro sapo ka arritur një moment të ri historik kundrejt dollarit amerikan. Monedha e përbashkët europiane ka arritur në nivelet e saj më të larta që nga viti......
Makinat në BE, më rekord të ri - Shitjet e mjeteve elektrike për herë të parë kalojnë ato më djegie të brendshme
Shitjet e makinave plotësisht elektrike në Bashkimin Evropian tejkaluan ato të automjeteve me djegie të brendshme për herë të parë në dhjetor, edhe pse......


