Prodhimi bujqësor, kolateral për marrje kredie/ Si do pajisen fermerët me dëftesa tregtare? Ligji hyn në fuqi më 13 Gusht

Nga 13 Gushti hyn në fuqi ligji që u mundëson fermerëve më shumë akses në financim përmes “dëftesave tregtare në bujqësi” si një formë e “fermës me kontratë”, ku ata mund të përdorin produktin e magazinuar apo të ardhshëm si kolateral për të marrë kredi bankare apo për të marrë financim paraprak nga grumbulluesit apo eksportuesit.
Ligji për “Dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore”, rregullon në mënyrë specifike dy instrumentet financiare si “dëftesa tregtare mbi produktin bujqësor të ardhshëm” dhe “dëftesa tregtare mbi produktin bujqësor të magazinuar”, të cilat do të ndihmojnë dhe ndikojnë në rritjen e kreditimit të bujqësisë nga Banka Shqiptare e Zhvillimit.
Konkretisht, sipas ligjit, fermeri që ka në pronësi ose në posedim një sipërfaqe toke bujqësore në të cilën është duke kultivuar apo ka për qëllim të kultivojë produkte bujqësore në të, ka të drejtë të plotësojë dëftesën tregtare mbi produktin bujqësor të ardhshëm.
Aplikimi për dëftesën tregtare mbi produktin bujqësor të ardhshëm si dhe për produktin bujqësor të magazinuar bëhet online nëpërmjet portalit “e-Albania. Interesi i financimit të dhënë nuk mund të kalojë normën mesatare efektive mujore të interesit të kredive bankare të muajit paraardhës të publikuar nga Banka e Shqipërisë.
Dëftesa tregtare gjenerohet automatikisht nëpërmjet portalit “e- Albania” dhe përbën titull ekzekutiv.
Vërtetimi për regjistrimin e dëftesës lëshohet automatikisht me vulën elektronike të ministrisë. Dëftesa tregtare mbi produktin bujqësor ka si kolateral vetë produktet bujqësore të përcaktuara në objektin e saj. Debitori është përgjegjës për cilësinë e produkteve bujqësore të kultivuara, të cilat janë kolateral i dëftesës tregtare mbi produktin bujqësor të ardhshëm. Në rast mospërmbushjeje të detyrimit me kolateralin e përcaktuar në dëftesë, debitori, me pëlqimin e kreditorit, përdor një pasuri tjetër për përmbushjen e këtij detyrimi.
Vendimi parashikon ngritjen e regjistri elektronik i dëftesave tregtare mbi produktet bujqësor, i cili do të funksionojë si pjesë e sistemit elektronik të shërbimeve të ministrisë. Të dhënat në këtë regjistër pruhen për një afat 10 vjeçar.
Detyrimi i marrë përsipër në dëftesën tregtare mbi produktin bujqësor të ardhshëm e të magazinuar konsiderohet i përmbushur me kthimin e plotë të shumës së parashikuar në të ose livrimin e produktit bujqësor.
Mospërmbushja ose përmbushja jo e plotë e detyrimit të dëftesës tregtare mbi produktin bujqësor të ardhshëm e të magazinuar mund të sjellë si pasojë ekzekutimin e kolateralit.
Shërbimet elektronike të parashikuara në këtë ligj ofrohen pas ngritjes së sistemit elektronik nga Ministria e Bujqësisë, brenda 1 viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
Bashkëpunimi ekonomik, ministrja Ibrahimaj fton sipërmarrjen indoneziane të investojë në Shqipëri
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Indonezisë, u prit në një takim nga Ministri i Investimeve dhe......
Karakaçi inspekton investimin në Bogë: Rrjeti po përballet me ngarkesë të lartë nga i nxehti
Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, ndodhet në Bogë, ku po inspekton investimin për ndërtimin e linjës 35 kV dhe nënstacionit të ri......
Si do ndahet Shqipëria me hartën e re? Mazniku: Skemë e re qeverisëse për bashkitë. Rrisim cilësinë e shërbimeve
Mazhoranca propozon që Shqipëria të ndahet në 46 bashki nga 61 që është aktualisht. Bashkënënkryetari i Komisionit Parlamentar për Reformën......
Bialczak: "Ëndrra amerikane" mund të ndërtohet edhe online/ Nga piceritë, te kompanitë e AI. Si po transformohet sipërmarrja shqiptare në SHBA
Shqiptarët në botë nuk janë më vetëm pjesë e tregut të punës, por gjithnjë e më shumë po shndërrohen në krijues biznesesh dhe investitorë. Nga restorantet e......
“Pakënaqësi të mëdha nga reforma territoriale”/ Berisha: Krim monstruoz me “shkrirjen” e 15 bashkive
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat e ka cilësuar krim monstruoz “shkrirjen” e 15 bashkive. Sipas tij, propozimi i......
Garanci financiare për dëmet në mjedis/ Veprimtaritë me risk, operatorët do paguajnë garanci bankare, ose sigurim të detyrueshëm
Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik një projektvendim që synon të vendosë për herë të parë një mekanizëm të detyrueshëm garancie financiare......
Mjetet e para “Made in Albania” për ushtrinë/ Rama: Brenda vitit 2028, Forcat e Armatosura të pajisura me të gjitha kapacitetet
Për herë të parë Forcat e Armatosura do të kenë në përdorim mjete ushtarake “Made in Albania”. Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e......
Mosha e daljes në pension sot dhe në të ardhmen/Shumica e vendeve europiane do ta rrisin mesataren për burrat dhe gratë
Rreth 2/3 e vendeve europiane pritet të rrisin moshën e daljes në pension për burrat, ndërsa 3/4 do ta rrisin për gratë. Sipas analizës së të dhënave për 32......

