Shqipëria Postuar më 29 Prill 2025, 13:01

Prodhimi BIO, financim deri në 2 mijë euro për fermë - Cilat janë kriteret dhe afatet e aplikimit për fermerët?

Nga Elisabeta Dosku

Prodhimi BIO, financim deri në 2 mijë euro për fermë - Cilat

Qeveria do të mbështesë prodhimin organik në vend, si një detyrim edhe në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin Europian, por dhe për të rritur eksportet e produkteve me vlerë të shtuar në tregjet ndërkombëtare.

Bujqësia organike është pjesë e Strategjisë së BE-së “Nga ferma në tavolinë” dhe konsiderohet si një sistem i rëndësishëm e i qëndrueshëm bujqësor, me një objektiv që të paktën 25% e tokës bujqësore të BE-së të jetë nën bujqësi organike deri në vitin 2030.

Kështu, fermat organike për periudhën në kalim,  në vitin e parë do të financohen në vlerën 100 mijë lekë. Në vitin e dytë dhe të tretë me 150 mijë lekë dhe po ashtu fermat e  certifikuara do të financohen deri 200 mijë lekë për fermë

Subjektet e interesuara do të kenë mundësi të aplikojnë pranë Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural deri më 30 Maj.

 Përfitojnë të gjithë aplikuesit që janë në sistem/skemë certifikimi, në kalim (viti parë, viti i

dytë dhe ose viti i tretë) ose të certifikuar organik, me kusht që sipërfaqja e mbjellë që certifikohet të mos jetë më e vogël se 0.5 ha;

Toka të jetë në pronësi të aplikuesit, në përdorim ose me qira për të paktën 5 vjet, përfshirë edhe vitin e aplikimit.

Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në listën e përfituesve është kontrata e lidhur nga aplikuesi me një trupë kontrolli të miratuar nga MBZHR-ja ose që ka njoftuar aktivitetin në MBZHR, për specien/speciet dhe sipërfaqen e kultivuar; Dokumentacioni i pronësisë së tokës apo marrjes me qira.

 Pronësia mbi tokën bujqësore, vërtetohet me certifikatë pronësie, e shoqëruar me hartën treguese dhe kartelën e pasurisë së paluajtshme; Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi apo kontratë qiraje e noterizuar.

Aktualisht, sipas të dhënave zyrtare, vetëm 1 % e sipërfaqes bujqësore në Shqipëri është me prodhim organik, apo e thënë ndryshe 1000 hektarë tokë në total, ndërkohë që potencialet dhe kërkesa konsumatore vendase dhe ajo e huaj janë shumë më të larta.  

Në Shqipëri janë gjithsej 150 operatorë të certifikuar me logon “Bio” ku 80 prej tyre prodhojnë për tregun vendas dhe 70 për eksport.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat