Shqipëria Postuar më 5 Mars 2025, 18:00

Prodhimet e serave shqiptare, eksport në BE-Balluku: Sektorët e vendit po plotësojnë standartet europiane

Nga Hamit Yzeiraj

Prodhimet e serave shqiptare, eksport në BE-Balluku: Sektorët e vendit

Horizonti i eksporteve të fruta-perimeve po zgjerohet gjithnjë e më shumë. Gjatë një takimi me një prej fermerëve të qytetit të Lushnjës, Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, theksoi se fakti që eksporti i domates ka arritur deri në supermarketet e Zvicrës dëshmon cilësinë e lartë të produktit vendas.

"Puna që bëhet në qarkun e Fierit është vërtet mbresëlënëse dhe kontributi i tokës është një faktor i rëndësishëm në këtë sukses, por kontributi njerëzor është i jashtëzakonshëm. Kur arrini të futeni në supermarketet e tregut zviceran, kërkesat janë shumë më të larta sesa ato të tregut të Bashkimit Europian."

Balluku u shpreh se Shqipëria tashmë po i përmbush pozitivisht disa nga kriteret e Bashkimit Europian për anëtarësimin në BE.

"Nga ana tjetër, shumë sektorë të vendit po performojnë sipas kritereve dhe kushteve të Bashkimit Europian, si bujqësia, energjia, aviacioni dhe sektorë të tjerë", u shpreh Balluku

Gjatë vitit të kaluar, Shqipëria arriti të eksportojë rreth 280 mijë ton fruta dhe perime, sipas të dhënave të INSTAT, me një vlerë që kap rreth 17 miliardë lekë.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat