Shqipëria Postuar më 29 Shtator 2025, 09:49

Prodhimet bujqësore shqiptare, në tregjet e huaja - Në muajin gusht arritën në mbi 34 mijë ton. Rritje me 11%

Nga Ernilda Luzi

Prodhimet bujqësore shqiptare, në tregjet e huaja - Në

Eksportet bujqësore shqiptare po zgjerohen gjithnjë e më shumë në tregjet e huaja, duke pasqyruar rritjen në cilësi dhe fuqizimin e fermerëve në vend.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë të ditur se, eksportet e produkteve bujqësore gjatë muajit gusht 2025 arritën në 34.455 ton, duke shënuar një rritje prej rreth 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Klima e favorshme dhe mundësia për mbulimin e tregjeve rajonale me potenciale të pashfrytëzuara e bëjnë Shqipërinë një vend me potencial premtues në disa sektorë dhe veçanërisht në bujqësi. Gjithashtu, produktet bujqësore shqiptare gjenden në 80 tregje ndërkombëtare.

Sipsa Ministrisë së Bujqësisë, toka pjellore, përkushtimi i fermerëve dhe vizioni i mbështetjes së shtetit po kthehen në një forcë, që mbërrin në tregjet ndërkombëtare, si garanci cilësie dhe histori suksesi, duke forcuar çdo ditë e më shumë markën.

Ndërkohë, në totalin e eksporteve ato që udhëheqin dhe që kanë kërkesën më të lartë nga konsumatorët e huaj janë fruta-perimet e freskëta shqiptare. Ndër produktet më të eksportuara janë ato sezonale, si domate, tranguj, sallata, shalqi, pjepër, etj.

Rritja e eksporteve të produkteve shqiptare tregon një pasqyrë të rritjes së cilësisë dhe fuqizimit të fermerëve në vend. Gjithashtu, rritja e qëndrueshme e produkteve bujqësore reflekton punën dhe mundin e fermerëve shqiptarë për njohjen e markës në tregjet ndërkombëtare, duke përmirësuar në mënyrë cilësore produktet me të cilat konkurrojmë në tregjet ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, produktet shqiptare përgjatë sezonit veror zënë një vend të rëndësishëm edhe në tregun e brendshëm, duke furnizuar jo vetëm kërkesën konsumatorë vendase por edhe të turistëve të huaj, të cilët kur vizitojnë Shqipërinë janë më të orientuar drejt prodhimeve lokale.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat