Prodhimet bujqësore shqiptare në tregjet botërore - Mbi 265 mijë ton të eksportuara në 6 muaj, rritje me 10%
Afro 265.9 mijë ton prodhime të tokës shqiptare janë dërguar në tregjet ndërkombëtare në gjysmën e parë të vitit.
Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, eksportet bujqësore gjatë janar–qershor 2025 shënuan një rritje prej 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar apo afro 14.250 ton më shumë.
Sipas Ministrisë, prodhimet “Made in Albania” po vijojnë të depërtojnë me sukses në tregjet elitare ndërkombëtare, falë besimit në cilësinë që garanton fermeri vendas dhe toka shqiptare.
Në totalin e eksporteve ato që udhëheqin dhe që kanë kërkesën më të lartë nga konsumatorët e huaj janë fruta-perimet e freskëta shqiptare. Ndër produktet më të eksportuara janë ato sezonale, si domate, tranguj, sallata, shalqi, pjepër, etj.
Rritja e eksporteve të produkteve shqiptare tregon një pasqyrë të rritjes së cilësisë dhe fuqizimit të fermerëve në vend. Gjithashtu, rritja e qëndrueshme e produkteve bujqësore reflekton punën dhe mundin e fermerëve shqiptarë për njohjen e markës në tregjet ndërkombëtare, duke përmirësuar në mënyrë cilësore produktet me të cilat konkurrojmë në tregjet ndërkombëtare.
Klima e favorshme dhe mundësia për mbulimin e tregjeve rajonale me potenciale të pashfrytëzuara e bëjnë Shqipërinë një vend me potencial premtues në disa sektorë dhe veçanërisht në bujqësi.
Objektivi i qeverisë është që përmes politikave mbështetëse për fermerët në drejtim të prodhimit, cilësisë dhe certifikimit të arrihet në nivelin e 1 miliardë dollarë eksporte deri në vitin 2030.
Ndërkohë, produktet bujqësore shqiptare sot gjenden në 80 tregje ndërkombëtare.
Buxheti i vitit 2025 adreson për bujqësinë dhe zhvillimin rural rreth 15 miliardë lekë me prioritetet financimin e fermerëve dhe forcimin e qëndrueshmërisë së sektorit.
Nga ana tjetër produktet shqiptare përgjatë sezonit veror zënë një vend të rëndësishëm edhe në tregun e brendshëm, duke furnizuar jo vetëm kërkesën konsumatorë vendase por edhe të turistëve të huaj, të cilët kur vizitojnë Shqipërinë janë më të orientuar drejt prodhimeve lokale.

Rritje e përgjithshme në tregun valutor – Forcohen monedhat e huaja!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë në rritje duke u forcuar gjatë fundjavës teksa është blerë këtë mëngjes me 82.3 lekë dhe është shitur me 83.8 lekë......

Spanja, “pakt klimatik” për të luftuar zjarret - Kryeministri Sanchez premton mobilizim masiv në rajonet e prekura
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez premtoi një "pakt kombëtar" për të trajtuar emergjencën klimatike, ndërsa vizitoi një rajon perëndimor që po përballet me......

Ekonomia e Zvicrës rritet papritur - Shmang tkurrjen para goditjes së tarifave amerikane
Ekonomia e Zvicrës u zgjerua papritur në tremujorin e dytë të vitit, para se vendi të goditej nga një prej tarifave më të larta të SHBA-së. Rritja prej 0.1%......

Greqia forcon lidhjet energjetike me rajonin - Planifikon tre projekte të reja me Shqipërinë, Turqinë dhe Italinë
Greqia synon të forcojë lidhjet me sistemet elektrike të vendeve fqinje, falë operatorit grek të transmetimit të energjisë IPTO. Kjo është pjesë e një......

BE-SHBA, rregullorja digjitale vonon marrëveshjen - Uashingtoni pretendon lëshime për kompanitë teknologjike amerikane
Bashkimi Evropian kërkon të parandalojë Shtetet e Bashkuara që të shënjestrojnë rregullat e tij digjitale, sipas Financial Times. Të dyja palët po punojnë......

Zbulohen monedhat bullgare Euro - Ndërthuren trashëgimia dhe simbolet kombëtare
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, i ofroi publikut një pamje të parë të monedhave euro të Bullgarisë përmes një postimi në rrjetet......

Malaj: 14770 punonjës më shumë të deklaruar në qershor
Tregu i punës në Shqipëri po reflekton shenja të qarta të rritjes ekonomike dhe përmirësimit të formalizimit, sipas të dhënave të bëra publike sot nga......

Cilat janë programet e strehimit social? - Nga banesat me qira, te “çatia” për të pastrehët
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka publikuar udhëzuesin e ri për strehimin social, një dokument i rëndësishëm që synon të vendosë një......