Shqipëria Postuar më 13 Shkurt 2026, 11:09

Prodhim eksplozivi në Shqipëri/ Ish-Uzina e Poliçanit rinis aktivitetin, lënda plasëse do përdoret në miniera e infrastrukturë

Nga Ola Mitre

Prodhim eksplozivi në Shqipëri/ Ish-Uzina e Poliçanit rinis
Ish-Uzina Mekanike në Zonën B të Poliçanit do të rikthehet sërish në funksion, këtë herë për prodhim lëndësh plasëse për përdorim civil. Kompania “EXPLO-CHEM INDUSTRIES” ka nisur procedurat për t’u pajisur me leje mjedisore për zhvillimin e aktivitetit të prodhimit të ANFO-s, një përzierje eksplozive e përdorur kryesisht në miniera dhe projekte infrastrukturore.

Sipas përmbledhjes jo teknike të projektit, aktiviteti parashikohet të zhvillohet brenda ambienteve të ish-uzinës, objekt që më parë ka shërbyer për prodhimin e lëndëve plasëse ushtarake si TNT dhe municione të tjera. Kompania ka lidhur kontratë qiraje me Bashkinë Poliçan dhe synon instalimin e një linje prodhimi brenda godinës nr. 202 të kompleksit industrial.

Projekti parashikon prodhimin e ANFO-s për përdorim civil, e cila sipas dokumentit realizohet përmes një përzierjeje fizike të nitratit të amonit me naftë, pa procese kimike shtesë dhe pa çlirim gazrash apo mbetje anësore. Lënda e parë do të furnizohet nga kompani të certifikuara ndërkombëtarisht, ndërsa produkti final do të synojë të zëvendësojë një pjesë të importeve aktuale në sektorin minerar dhe të ndërtimit.

Shoqëria argumenton se prodhimi vendas do të ulë kostot për kompanitë që operojnë në miniera, gurore, hapje tunelesh dhe projekte infrastrukturore, duke sjellë përfitime ekonomike në nivel lokal dhe kombëtar. Në dokument theksohet gjithashtu se produkti nuk do të magazinohet në gjendje eksplozive dhe prodhimi do të realizohet vetëm sipas kërkesave të tregut, çka sipas kompanisë rrit nivelin e sigurisë

 

Shqipëria 13 Shkurt Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Pas një rënie të vazhdueshme përgjatë tërë kësaj jave Dollari amerikan e ka mbyllur këtë periudhë pozitivisht duke regjistruar rritje të vlerës këtë mëngjes......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat