Shqipëria Postuar më 11 Janar 2025, 11:49

Probleme me procedurat tenderuese - APP i tërheq vëmendjen institucioneve: Kujdes me kriteret dhe fondin limit 

Nga Ola Mitre

Probleme me procedurat tenderuese - APP i tërheq vëmendjen

Agjencia e Prokurimit Publik ka tëhequr vëmendjen e institucioneve për zbatmin e parashikimeve ligjore në procedurat tenderuese.

Ky dikaster ka përfunduar zbatimin e një plani verifikimi për procedura prokurimi të zhvilluara nga autoritete të ndryshme gjatë periudhës 2021-2024, ndërsa në përfundim të tij janë konstatuar një sërë problematikash.

Nisur nga kjo situatë, përmes një shkrese drejtuar gjithë institucioneve, APP ka sjellë në vëmendje dispozitat ligjore që duhet të zbatohen.  

Sipas shkresës, autoritetet kontraktore duhet të argumentojnë specifikimet teknike për objektin e prokurimit, ndërsa këto specifikime nuk duhet të hartohen me parametra fikse ose me një interval minimal.

Kjo pasi, vendosja e specifikimeve në këtë mënyrë mund të orientojë ofertuesit drejt markave specifike prodhuese, apo mund të bëhet pengesë për pjesëmarrje.

Po ashtu, autoritetet duhet të dokumentojnë përllogaritjen e fondit limit edhe në rastet kur bazohen në çmimet e kontratave të mëparshme. Kjo vlen edhe në rastet kur përllogaritja e fondit limit bazohet në testimin e tregut.

Për kërkesat e veçanta të kualifikimit është e nevojshme të argumentohet domosdoshmëria e tyre, ndërsa numri i punonjësve dhe mjeteve duhet të mbështetet në analiza teknike mbi bazën e punimeve që parashikohen të kryhen.

Gjithashtu, nuk duhet të kërkohen kategori licencash apo nivele klasifikimi të tyre, për të cilat nuk janë parashikuar punime në preventive.

APP sjell në vëmendje edhe një sërë procedurash që duhet të ndiqen në drejtim të procesit të vlerësimit të ofertave, deri në finalizimin e shpalljes së fituesit. 

 

Sondazh

Poll
Europa 10 Janar Edel Strazimiri

Si mund të financohet riarmatimi europian?!

Kur bëhet fjalë për financimin e riarmatimit europian, BE-ja ka një akt të vështirë balancues për të kryer. Nga njëra anë, financat publike të shumë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat