Pritet të ngrihet Banka Shqiptare e Zhvillimit - Rama: Garanci sovrane edhe për bizneset e vogla dhe të mesme
Shqipëria po bashkëpunon me Bankën e Italisë, Cassa Depositi e Prestiti, për ngritjen e një Banke Shqiptare Zhvillimi, e cila do të rrisë financimin ndaj sektorëve të ndryshëm të ekonomisë.
Ky informacion u bë i ditur nga Kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale, i cili theksoi gjithashtu se 250 milionë euro do të shpërndahen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në bujqësi.
“Sapo kemi mbaruar një mbledhje për dy çështje të zhvillimit, e para finalizimi i projektligjit mbi Bankën Shqiptare të Zhvillimit, falë bashkëpunimit me prestigjiozen italiane Cassa Depositi e Prestiti, një institucion financiar. Jemi gati t’ia shtojmë Shqipërisë këtë motor zhvillimi në këtë stad të ri të vendit. Projekti është absolutisht bindës dhe do të hidhet në konsultim publik. Banka do të menaxhohet nga një super skuadër shqiptaro-italiane dhe do të asistohen nga afër nga partnerët e Cassa Depositi e Prestiti, për të garantuar një qeverisje të pavarur dhe të suksesshme të saj.
E dyta, Banka e Shqipërisë sapo ka miratuar një linjë të re financimi për ndërmarrjet e vogla të mesme, me fokus kryesor te bujqësia, 250 mln euro. Kemi diskutuar që ta mbështesim nga qeveria këtë linjë financimi edhe me garanci sovrane. Ky është volumi më i madh i vënë ndonjëherë në mbështetje me kredi të buta.”
Bujqësia vazhdon të jetë një nga sekorët më pak të financuar në Shqipëri. Të dhënat tregojnë se bankat tregtare janë më të prirura për të financuar sektorë si turizmi, energjia dhe shërbimet, ndërsa më pak bujqësinë.
Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar ka bërë thirrje edhe më parë për ngritjen e një banke investimesh të sektorit të bujqësisë dhe të sektorit të ushqimit në tërësi, ku të gjitha fondet që vijnë, fonde grant, fonde shtetërore, të specializuara dhe të destinuara për bujqësinë, t'i menaxhojë kjo bankë shtetërore.
Sondazh

“Sheba Medical Center”, partner strategjik i QSUNT - Spitali Onkologjik do të transformohet në një shërbim nga më bashkëkohorët
Spitali Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të transformohet në një shërbim nga më bashkëkohorët, duke çelur një kapitull të ri......

Transporti hekurudhor e detar, me sisteme inteligjente - Miratohet dokumenti/ Shërbim më i sigurt e më efikas për qytetarët dhe mallrat
Teksa një sërë projektesh në sektorin hekudhuror dhe atë portual janë në zhvillim, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar “Dokumentin e......

600 mld USD investime në SHBA - Arabia Saudite synon zgjerimin e tregtisë me Trump
Agjencia shtetërore e lajmeve në Arabinë Saudite raportoi se princi i kurorës synonte të rriste ndjeshëm investimet në ekonominë amerikane gjatë mandatit të......

Viti 2024, 11.7 milionë të huaj zgjodhën Shqipërinë / Turizmi u zhvillua gjatë gjithë vitit, surprizon muaji shkurt
Në vitin 2024, Shqipëria regjistroi rekord në numrin e të huajve që vizituan vendin, me 11.7 milionë turistë të huaj që e zgjodhën Shqipërinë si......

Paqja përmes naftës: Trump pretendon se lufta në Ukrainë mund të përfundojë nëse çmimi i naftës ulet!
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka pohuar se lufta në Ukrainë mund t'i jepet fund nga rënia e çmimit të naftës. Duke folur përmes videolidhjes në......

360 fermerë do të financohen nga skema e investimeve - Shtyhet afati për dorëzimin e dokumentacionit për aplikimet e përzgjedhura
Procesi i aplikimeve për Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi 2024 ka përfunduar më 8 nëntor 2024. Aktualisht, Agjencia për Zhvillimin bujqësor dhe......

“Energjia bërthamore do të rikthehet në 2027” - Italia përgatit planin për dekarbonizimin e industrisë
Italia synon të finalizojë deri në fund të vitit 2027 një plan që lejon përdorimin e energjisë bërthamore, pasi u ndalua pothuajse 40 vjet më parë, tha......

Tregu energjetik Shqipëri-Kosovë - Volumet në ALPEX arritën në 1.25 mln mWh. Çmimi mesatar, 112 euro/mWh
Bashkimi i tregjeve energjetike Shqiqëri – Kosovë nga shkurti i vitit 2024 rriti volumet e tregtuara në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike,......