Primaret e PD-së: Shpallen rezultatet zyrtare për 12 qarqet e vendit!
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike shpalli rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në të gjitha qarqet e vendit. Sipas të dhënave zyrtare nga Partia Demokratike në rang kombëtar votuan gjithsej 50,854 anëtarë.
Në qarkun e Tiranës në këtë proces morën pjesë 13 052 anëtarë të PD nga Tirana, ndërsa në garë ishin 82 kandidatë. Sipas rezultati më të votuarit në qarkun e Tiranës është Hysen Kadiu me 913 vota, i ndjekur nga Grigels Muçollari me 666 vota, më pas vjen Jorida Tabaku me 651 vota si dhe Ilir Alimehmeti me 603 vota. Kuota minimale e llogaritur për qarkun e Tiranës është 144 vota.
Në qarkun e Beratit kanë votuar 2044 demokratë. Nga të dhënat raportohet se më shumë se 170 vota ka marrë Zija Ismajli me 1091 vota, Ledion Marra përkatësisht me 306 vota, dhe Erion Dasho 238 vota.
Në qarkun e Korçës kanë marrë pjesë në votim 4826 demokratë. Më të votuarit në këtë qark janë Bledjon Nallbati me 1219 vota, Ledina Alolli 394 vota, Andrea Mano 380 vota, Genti Çela 334 vota, Fidel Kreka 355 vota. Kuota minimale e llogaritur për qarkun e Korçës është 230 vota.
Në qarkun e Kukësit kanë marrë pjesë në votim 2640 anëtarë demokratë. Nga të dhënat mësohet se më i votuari është Shkëlzen Ibra me 707 vota, pas tij Shkëlqim Shehu me 430 vota dhe Isuf Çelaj i cili ka marrë 410 vota. Kuota minimale për qarkun e Kukësit është 230 vota.
Në qarkun e Lezhës kanë marrë pjesë në votim 3669 demokratë. Nga të dhënat mësohet se kandidati më i votuar është Gjin Gjoni me 674 vota, i ndjekur nga Aleksandër Lala me 438 vota, ndërsa më pas renditen dy deputet Elda Hoti 394 vota dhe Lindita Metaliaj me 348 vota. Kuota minimale e llogaritur për qarkun e Lezhës është 175 vota.
Në qarkun e Durrësit kanë marrë pjesë 4922 demokratë. Më i votuari në qarkun e Durrësit ka rezultuar ish-kandidati për kryetar bashkie Igli Cara me 622 vota, pas tij Manjola Luku me 424 vota dhe Aulon Kalaja me 296 vota. Kuota minimale e llogaritur në qarkun e Durrësit është 126 vota.
Në qarkun e Fierit kanë marrë pjesë 4580 demokratë. Më i votuari në këtë qark ka rezultuar Eduart Sharka me 795 vota, pas tij është renditur deputeti Luan Baçi me 677 vota, ndërsa deputeti Saimir Korreshi ka marrë 477 vota. Kuota minimale e llogaritur për qarkun e Fierit është 191 vota.
Në qarkun e Dibrës kanë marrë pjesë 4580 anëtarë. Më i votuari në qarkun e Dibrës rezulton Ilir Korsi me 578 vota, Denisa Vata me 362 vota, e ndjekur nga Basir Çollaku. Kuota minimale për qarkun e Dibrës është 147 vota.
Në qarkun e Shkodrës kanë marrë pjesë në primare 4451 anëtarë. Më i votuari ka rezultuar Ramadan Likaj me 470 vota, pas tij renditet si më i votuari ish-kryetari i bashkisë Bardh Spahia me 386 vota. Kuota minimale e llogaritur për qarkun e Shkodrës është 135 vota.
Në qarkun e Elbasanit kanë marrë pjesë 3927 anëtarë të PD-së. Më i votuari në këtë qark ka rezultuar deputeti Dashnor Sula me 538 vota, pas tij renditet Blendi Himçi me 510 vota dhe me 409 vota Ilirjan Alliu. Kuota minimale e llogaritur për qarkun e Elbasanit është 164 vota.
Në qarkun e Vlorës rezulton më e votuara Ina Zhupa me 641 vota, e ndjekur nga Atird Hoxha 482 vota. Kuota minimale për qarkun e Vlorës është 161 vota. Siç njofton PD rezultati nuk përfshin QV Konispol, pasi kutia e saj është konsideruar e parregullt me vendim të KOKOE dhe, për rrjedhojë nuk bëhet pjesë e rezultatit përfundimtar.
Në qarkun e Gjirokastrës kanë marrë pjesë 1957 anëtarë të PD-së. Sipas rezultateve më i votuari është Alma Buci me 399 vota. Kuota minimale e llogaritur për qarkun e Gjirokastrës është 178 vota. Rezultatet KOKOE ia përcjellë kryesisë së Partisë Demokratike për vendimmarrje të mëtejshme.
Sondazh

Trump shpall rezervën strategjike të kriptove duke përfshirë Bitcoin, Solana, XRP dhe më shumë!
Kriptovalutat regjistruan një nxitje të dielën pasi Presidenti Donald Trump njoftoi krijimin e një rezerve strategjike kripto për Shtetet e Bashkuara që do......

Numri i kërkesave për azil në Bashkimin Europian tejkalon shifrën 1 milion për të dytin vit radhazi!
Numri i kërkesave për azil të regjistruara në Bashkimin Europian, Norvegji dhe Zvicër u ul me 11% në vitin 2024, por mbeti mbi shifrën e një milion për të......

Si ka nisur ky muaj për valutat kryesore?
Dollari amerikan duket se e ka nisur këtë muaj në rënie pasi në raport me javën e kaluar ka humbur pikë gjatë fundjavës teksa është blerë sot me 94.7 lekë......

Maroku dhe Shqipëria rilançojnë dhe thellojnë bashkëpunimin - Shumë shpejt procedurat pë heqjen e vizave afatshkurtra
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka nisur një vizitë zyrtare në Marok, ku u prit nga homologu i tij, Nasser Bourita. Ky takim, i cili......

Rama, nga Athina: Kemi treg pune konkurrues me Greqinë
Kryeministri, Edi Rama ishte në Athinë ku mori pjesë, së bashku me disa prej anëtarëve të kabinetit, në Panairin e Punës. Në fjalën e mbajtur me këtë rast,......

Rama, në Panairin e Punës në Athinë: Në Shqipëri do të gjeni mundësi më të mira
Sot në Athinë po zhvillohet Panairi i Punës, me moton "Puno dhe jeto aty ku ke zemrën". Fillimisht, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga anëtarë të......

“Ukraina ka nevojë për garanci sigurie” - Zelensky përsërit kërkesat pas tensioneve me Trump
Pas përplasjes në Zyrën Ovale midis Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe liderit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ky i fundit ka përsëritur......

Ish-komanda e Gardës kthehet në Muze ' Rama: Do të jetë vlerë e shtuar për Tiranën. Hapet përpara verës
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga nënkryetaria e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, inspektuan punimet në goditën e ish-Komandës së Gardës së......