Prezantohet Strategjia Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit/ Përcaktohen sektorët e riskut, Pirdeni: Synohet parandalimi dhe ndërgjegjësimi
Është prezantuar këtë të hënë Strategjia Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030.
Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pinderi tha se qëllimi i Strategjisë është që, përmes një qasje të trefishtë të bazuar në parandalim, ndëshkim, dhe ndërgjegjësim, të adresohen sfidat kryesore të luftës kundër korrupsionit.
Në Strategji janë evidentuar sektorët e riskut, ndaj të cilëve do të ketë vigjilencë të shtuar për llogaridhënie më të madhe dhe transparencë të plotë në kryerjen e detyrave.
“Strategjia e re ka në fokus ndërmarrjen e një serie masash sistemike për konsolidimin e standardeve më të larta të integritetit, transparencës dhe llogaridhënies në institucionet publike dhe private në vend, me synim final, ofrimin e shërbimeve efikase për qytetarët. Ky dokument vë theksin në rritjen e sinergjisë dhe përmirësimin e koordinimit efektiv mes të gjitha institucioneve përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit. Masat e parashikuara janë tërësisht të harmonizuara me vizionin kombëtar për Shqipërinë 2030 drejt Bashkimit
Në Strategji janë evidentuar sektorët më të riskuar ndaj të cilëve do të të ketë vigjilencë të shtuar për llogaridhënie më të madhe dhe transparencë të plotë në kryerjen e detyrave nga institucionet. Mes këtyre sektorëve renditen Pronat, Tatimet dhe Doganat, Shëndetësia, Kontratat Publike (Prokurimet dhe Koncensionet) dhe Arsimi.”
Ndërkaq,ambasadori I BE- së në Tiranë, Silvio Gonzato u shpreh se nevojiten ndryshime reale në luftën kundër korrupsionit dhe sipas tij, efektiviteti i kësaj strategjie do përcaktohet nga cilësia e zbatimit.
“Korrupsioni minon institucionet dhe jetët e qytetarëve, pengon zhvillimin ekonomik dhe pengon rrugët drejt mirëqenies. Për një vend kandidat të BE-së të luftosh korrupsionin është përgjegjësi që u detyrohet qytetarëve që kërkojnë të jetojnë në një shoqëri të drejtë dhe të barabartë. Ky është themeli për anëtarësim në BE. Anëtarësimi në BE ka të bëjë me vlerat dhe standartet që Shqipëria duhet të mbajë”
Përgjatë 3 muajve të fundit një numër diskutimesh të hapura me fokus garantimin e eficencës së strategjsë u zhvilluan me përfaqësues të fushave të ndryshme
Dokumenti iu nënshtrua një faze të gjatë 9-javore të konsultimit publik, që u pasua me reflektimin e komenteve dhe sugjerimeve të mbërritura nga të gjithë aktorët e interesuar.
Sondazh

Emiratet e Bashkuara Arabe zotohen të rrisin prodhimin e naftës pavarësisht rënies së çmimeve!
Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë hapur samitin e tyre vjetor të naftës dhe gazit me një zotim për të rritur prodhimin e energjisë edhe pse çmimet......

Sa mund ta dëmtojnë ekonominë e Europës tarifat e Trump në rast fitoreje?!
Një fitore e mundshme për Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA mund të sjellë telashe serioze për ekonominë e Europës. Sipas disa......

'Mos udhëtoni nëse nuk është rreptësisht e nevojshme': Kaos në aeroportin e Barcelonës!
Përmbytjet katastrofike vazhdojnë në Spanjë, me aeroportin e Barcelonës dhe rrethinat e fundit të prekura. Në mediat sociale janë shpërndarë video të ujit që......

Përfundimi i punimeve, ARRSH: Nga 5 nëntori mbyllet tuneli i Llogorasë!
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se Tuneli i Llogorasë, në Vlorë do të mbyllet duke nisur që nga data 5 nëntor, me qëllim përfundimin e të gjitha......

Pse një numër rekord amerikanësh të pasur po bëjnë plane për t'u larguar nga SHBA pas zgjedhjeve?!
Një numër në rritje i amerikanëve të pasur po bëjnë plane për t'u larguar nga vendi në prag të zgjedhjeve të së martës, me shumë frikë nga trazirat politike......

Plani i Putinit për të rrëzuar dollarin nga froni - Synon të krijojë sistemin ndërkombëtar të pagesave “BRICS Bridge”
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dukej shumë i lumtur kur priti më 22 tetor liderët botërorë, duke përfshirë presidentin e Indisë, Narendra Modi dhe......

Rritet kreditimi në 11 qarqet e Shqipërisë/ Elbasani, i vetmi rreth që regjistroi ulje të huave
Pas analizës që “Scan Intel” ka bërë më herët për qarqet më kursimtare në vend, këtë herë është ndalur tek kreditimi .Në tremujorin e tretë të vitit 2024,......

Ura e Re e Kukësit, e rëndësishme për Rrugën e Kombit - “Transformim urban”, Rama: Hapësirë “drite” të një ure në Europë
Ura e Kukësit tashmë është e aksesueshme e cila do të bashkojë brigjet e Drinit dhe Rrugën e Kombit. Kryeministri Edi Rama, dhe zëvendëskryeministrja......