Prezantohet strategjia e punësimit - Kryeministri Rama: Do eksportojmë makina “Made in Albania”. Në 2026 do rrisim pagën minimale
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja, dhe zv.ministrja e MEK, Olta Manjani, ka prezantuar ditën e sotme strategjinë e punësimit dhe arritjet e sistemit ‘DUAL’, me objektiv zhvillimin e arsimit profesional.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se vendi ynë do të eksportojë makina ushtarake ‘Made in Albania”.
“Unë këtu, kur hyra, pashë Arjelën që është në radhën e parë që është themeluesja dhe udhëheqësja e një sipërmarrjeje shumë të guximshme që në momentin e parë mund të ketë qenë edhe një lloj aventure për të cilën mbase, përveç të atit, askush tjetër nuk ka menduar se vajza është normale dhe madje, sepse jemi duke punuar me Arjelën për të ndërtuar një partneritet strategjik me një nga kompanitë më të mëdha të botës në fushën e industrisë ushtarake dhe besoj që dje kemi arritur ta kurorëzojmë në linjat e përgjithshme këtë partneritet, që besoj do të bëhet publik së shpejti dhe që faktikisht, do të sjellë në Shqipëri, jo vetëm qindra milion investime në industrinë ushtarake, të cilën ne po e krijojmë nga e para pas shumë periudhash të vështira që ju i dini, nuk ka nevojë t’ju marr kohë për këtë dhe do ta bëjë Shqipërinë, falë Arjelës, falë kompanisëe së saj që do të jetë kompania e referimit me mbështetjen e kësaj kompanie të madhe partnere, por prodhimet do të jenë “Made in Albania” dhe Shqipëria do të eksportojë në tregje të tjera makina ushtarake të gjeneratës së fundit”, u shpreh Kryeministri
Një tjetër zotim I kryeministrit gjatë këtij takimi ishte edhe paga minimale, për të cilën tha se Brenda 2026 do të jetë 500 euro.
“Nga ana tjetër do të rrisim pagën minimale në 500 euro në janar të 2026-ës, duke vendosur që ta shpallim këtë gjë menjëherë në muajin qershor. Por dua ta them shumë qartë që përjashtohen një kategori e veçantë, që është gjithmonë e më e vogël në numër. Paga minimale është më e lartë në Shqipëri de facto. Këtu në këtë territor për shembull, nuk ka pagë minimale 500 euro.
Ndërkohë që duam që të ecim më tutje më pagën mesatare dhe ta çojmë pagën mesatare nga 830 brenda mandatit të katërt, në 1000 euro në sektorin privat", tha Rama.
Ministri Gonxhja ka nënvizuar se nga sistemi ‘DUAL’, një përqindje e mirë e të rinjve ka përfituar punësim me pagë të lartë dhe përmirësimet në sistem vijojnë.
Sondazh

16 maj, Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë - Ministri Hasani: Angazhimi i Francës, thelbësor për stabilitetin e rajonit
Muajin e ardhshëm, në 16 maj do të mbahet për herë të parë në Tiranë Samiti i Komunitetit Politik Evropian. Gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri,......

Guvernatori Sejko takon ekipin e Bloomberg News - “Politikat tregtare, implikime të rëndësishme për ekonominë globale”
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me ekipin e Bloomberg News. Fillimisht, Guvernatori Sejko i njohu përfaqësuesit e......

Rruga nënujore më e gjatë dhe më e thellë në botë - Pjesë e autostradës kryesore europiane E39
Norvegjia po ndërton tunelin më të gjatë dhe më të thellë nënujor në botë, një nga projektet inxhinierike më ambicioze të Europës, i cili shpresohet të nxisë......

Kina vendos tarifa prej 84% për mallrat amerikane ndërsa lufta tregtare e Trump përshkallëzohet!
Kina tha se po rrit tarifat e saj hakmarrëse ndaj SHBA-së në 84%, nga 34%, në fuqi nga e enjtja. Në një deklaratë, ministria kineze e financave tha se tarifa......

Trump i “hap rrugën” qymyrit në SHBA - Masat e reja lehtësojnë prodhimin, ndërsa kërkesa për energji rritet
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi urdhra ekzekutivë që synojnë të rrisin prodhimin e qymyrit, në veprimin e tij të fundit që bie......

Balluku inspekton punimet për nënstacionin e ri të Kuçovës: Ju shërben banorëve, bazës ajrore të NATO-s dhe puseve të naftës
Nënstacioni elektrik i Kuçovës po i nënshtrohet një rikonstruksioni të thellë. Ndërtuar në vitin 1956 dhe me pajisje të po të njëjtës periudhë, të cilat......

Vendosen nën hetim të thelluar bankat tregtare - Autoriteti i Konkurrencës: Abuzim në tregun e sigurimit të jetës për kredi
Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një hetim të thelluar ndaj bankave të nivelit të dytë. Sipas njoftimit zyrtar, është hapur procedura e hetimit të thelluar......

Sa i kushton një studenti masteri publik në Shqipëri? Analiza sipas fakulteteve, çmimet mesatare variojnë nga 99 mijë deri në 210 mijë lekë
Në Shqipëri, ndekja e një programi master në universitetet publike vjen me kosto të ndryshme, në varësi të fakultetit, programit të studimit dhe ngarkesës me......