Shqipëria Postuar më 17 Korrik 2025, 12:04

Prezantohet Raporti i Vlerësimit të Performancës lidhur me Llogaridhënien për Shpenzimet dhe Financat Publike (PEFA) për Shqipërinë

Nga SCAN TV

Prezantohet Raporti i Vlerësimit të Performancës lidhur me

Ministria e Financave, në bashkëpunim me ekipin e ekspertëve dhe Delegacionit të Bashkimit Europian, prezantuan Raportin e Vlerësimit të Performancës lidhur me Llogaridhënien për Shpenzimet dhe Financat Publike (PEFA) për Shqipërinë, më 15 korrik 2025. Ky vlerësim ofron një analizë të thelluar të performancës së sistemit të menaxhimit financiar publik në vend.

Gjithashtu, shërben si një mjet i rëndësishëm për forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit në menaxhimin e financave publike, duke kontribuar në avancimin e reformave të vazhdueshme dhe zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. Në këtë event, ku ishte e pranishme dhe Zëvendësministrja e Financave, Znj. Erjona Çela (Bejleri), morën pjesë përfaqësues nga partnerët kryesorë për zhvillim, organizatat e shoqërisë civile, si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore të përfshira në këtë proces vlerësimi.

Gjatë fjalës së saj, Zëvendësministrja tha se Ministria e Financave mbetet e angazhuar për të vijuar bashkëpunimin në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e menaxhimit financiar publik.

Shefi i Seksionit Politik të Delegacionit të Bashkimit Europian, Z. Andre Rizzo theksoi që këto rezultate tregojnë një përmirësim të përgjithshëm në fushën e financave publike dhe shërbejnë si një tregues pozitiv i përpjekjeve dhe angazhimit të Shqipërisë në përmirësimin dhe thellimin e reformave

Zhvillimet kryesore përfshijnë ekzekutimin e qëndrueshëm të buxhetit me devijime minimale, një proces të mirëstrukturuar buxhetor i mbështetur nga planifikimi fiskal afatmesëm, kontrolle të forta të brendshme financiare dhe organizimin e auditimit, administrim efikas të taksave, menaxhim efektiv të borxhit dhe likuiditetit, si dhe objektiva të qarta për shërbimet publike me tregues performancë të matshëm. Megjithatë, vazhdojnë të ekzistojnë fusha që kërkojnë një adresim të mëtejshëm dhe përmirësim të thelluar.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat