Shqipëria Postuar më 10 Prill 2025, 19:14

Prezantohet platforma e-Visitor, do të sigurojë të dhëna për “trafikun” e turizmit-Kryeministri Rama: Investimet do vijojnë, fokusi duhet tek cilësia

Nga Fabjona Pasho

Prezantohet platforma e-Visitor, do të sigurojë të dhëna

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilluan një takim në Durrës me fokus strategjinë e turizmit 2030.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë i bëri thirrje bizneseve të fokusohen tek cilësia dhe jo tek sasia, ndërsa shtoi se investimet e qeverisë dhe pushtetit lokal në këtë fushë do të vijojnë të rriten.

“Besoj që dhe volumi i investimeve të qeveruisë dhe bashkisë është rritur në funksion të turizmit dhe do vazhdojë të rritet. Jemi akoma në një moment të brishtë, nëse nuk investojmë akoma më shumë në drejtimet eduhura, mund ta humbim këtë volum dhe për ta mbajtur këtë volum duhet të rritim numrin e turistëve në mënyrë të qëndrueshme. Duhet të jemi shumë të qartë cfarë duhet të bëjë sektori privat dhe publik. Është koha që cdo qindarkë e investuar të jetë në cilësinë e të gjithë shërbimit të zinxhirëve”, - u shpreh Rama.

Ndërkaq, ministrja Kumbaro prezantoi e-Visitor, platformën që po modelohet për të siguruar të dhëna në kohë reale mbi “trafikun” e turistëve të akomoduar, kapacitetet akomoduese, netqëndrimet, origjinën e turistëve, tipologjinë gjeografike të shpërndarjes në territor etj.

“Shtylla e dytë është platforma e-Visitor që siguron mbledhje të dhënash në kohë reale, e për pasojë optimizimin e të ardhurave fiskale (Taksa e fjetjes). Përmes kësaj platforme, sigurohet formalizim i aktivitetit të sektorit, siguri e shtuar dhe mund të studiohen trendet e sjelljes turistike”, tha Kumbaro.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e biznesit dhe profesionistë të turizmit shprehën eksperiencën e tyre dhe vunë në dukje problematikat .

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat