Presidenti i Emirateve të Bashkuara në Tiranë: Forcim i mëtejshëm i partneritetit!
Kryeministri Edi Rama përcolli në rrjetet sociale momente nga mbërritja në Shqipëri e Presidentit Al Nahyan të cilin e cilësoi “mik të vjetër e të shtrenjtë të popullit shqiptar, këtej e andej bjeshkëve”.
Al Nahyan u prit në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas nga Rama dhe zëvendëskryeministrja e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara shkëmbyen në shkurt të këtij viti marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të bashkëpunimit midis Masdar, TAQA, KESH dhe OST, si dhe nënshkrimin e letrës së angazhimit për Projektin e Qytetit Inteligjent të Shqipërisë me “Presight AI Ltd” në prani të presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, i cili vizitoi Tiranën, dhe kryeministrit Edi Rama.
Në fokus të këtij takimi ishte forcimi i mëtejshëm i partneritetit mes dy vendeve. Në një reagim në rrjetet sociale, Presidenti Al Nayan bëri të ditur se në takim u shkëmbyen mendime mbi një sërë çështjesh rajonale dhe ndërkombëtare.
Presidenti Al Nayan u shpreh se në takim u riafirmua angazhimi i përbashkët për të mbështetur përpjekjet për të avancuar paqen dhe stabilitetin në dobi të të gjithëve.
“Pata kënaqësinë të takohesha me Kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tiranë, për të diskutuar mënyra për forcimin më tej të partneritetit në zgjerim mes vendeve tona. Gjithashtu shkëmbyem mendime mbi një sërë çështjesh rajonale dhe ndërkombëtare, dhe riafirmuam angazhimin tonë të përbashkët për të mbështetur përpjekjet për të avancuar paqen dhe stabilitetin në dobi të të gjithëve”, shkruan Presidenti Al Nayan në rrjetet sociale.

Aeroporti i Vlorës drejt operimit të plotë - Qeveria miraton hapjen e pikës së kalimit kufitar
Qeveria ka miratuar hapjen e pikës së kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, duke i hapur rrugë operimit të plotë të aeroportit për......

Izraeli sulmon Damaskun, bombardon Pallatin Presidencial dhe Ministrinë e Mbrojtjes
Izraeli ka ndërmarrë sulme ajrore në kryeqytetin sirian, Damask, duke shënjestruar pallatin presidencial dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Lajmi është konfirmuar......

Vijon aksioni, Rama: Zero tolerancë për tendat e hekurit. Ndëshkime penale për nënpunësit që kanë firmosur
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se një prej lejeve dhënë ndaj një biznesi është anuluar, ndërsa paralajmëroi se......

Shqipëria në Forbes - Green Coast Hotel, simbol i një riviere që po zbulohet
Prestigjiozja Forbes i ka kushtuar Shqipërisë një artikull të veçantë, duke e cilësuar si “sekretin më të bukur të Mesdheut”, një vend i nënvlerësuar për......

Punësimi i të huajve: Rreth 86 mijë aplikime deri më sot në e-Albania!
Në portalin e qeverisë e-Albania janë regjistruar në total 85,980 aplikime për “leje unike”. Shërbimi elektronik “Aplikim për leje unike” u mundëson......

Vengu: Qendër Rajonale e Emergjencave Civile në Bushat
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ishte sot në Bushat, ku ish-reparti i ndërlidhjes do të rindërtohet tërësisht për t’u shndërruar në Qendrën Rajonale të......

Certifikimi global GAP i produkteve/ AZHBR: Financim 50% i kostove për fermerët!
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, publikoi listën e 25 përfituesve për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2025, për masën 7: Implementimi dhe......

Ethet e Nilit Perëndimor “mbërrijnë” në Itali - Një rast në kryeqytet dhe dy raste të dyshuara në Latina
Rasti i parë i Etheve të Nilit Perëndimor është konfirmuar në Itali dhe dy raste të tjera të dyshuara po presin ende hetime të mëtejshme. Infeksioni i një......