Presidenti dekreton zgjedhjet e parakohshme vendore/ 6 bashki në votime më 9 nëntor 2025
Presidenti i Republikës ka dekretuar sot të dielën, 9 nëntor 2025, si datën për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie në gjashtë bashki të vendit: Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik. Vakancat në Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik janë krijuar për shkak të dorëheqjes së kryetarëve, ndërsa në Bashkinë Tiranë pason shkarkimi i kryetarit nga Këshilli i Ministrave, mbi bazën e propozimit të Këshillit Bashkiak.
Institucioni i Presidentit sqaron se për vakancën në Tiranë është shqyrtuar rregullshmëria e procedurës së ndjekur, duke konstatuar se vendimi është marrë pas një procesi ligjor nga Këshilli Bashkiak dhe Këshilli i Ministrave. Në respekt të neutralitetit institucional, Presidenti thekson se nuk hyn në meritën e çështjes.
Sipas praktikës ligjore, shkarkimi i kryetarëve të bashkive për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore shqyrtohet nga gjykatat administrative dhe nuk përfshihet në juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese. Presidenti thekson se deri më tani nuk është paraqitur ndonjë ankim apo vendim pezullimi në organet kompetente, ndërkohë që afati i tij për shpalljen e zgjedhjeve është vetëm 48 orë nga marrja e njoftimit.
Me dekretimin e datës së zgjedhjeve, kreu i shtetit apelon për një fushatë konkurruese, etike dhe në përputhje të plotë me Kodin Zgjedhor, si dhe u bën thirrje qytetarëve të këtyre gjashtë bashkive të marrin pjesë masivisht në votim.

“Agjenda e Gjelbër kërkon buxhetim” - Muço: Të integrohet në kornizën e financave publike. Bashmili: Rëndësi, edhe financat vendore
Shqipëria ka ndërmarrë një sërë angazhimesh mjedisorë dhe klimatikë në kuadër të Agjendës së Gjelbër, por që këto angazhime të përkthehen në rezultate të......

Bizneset, kredi për “mbijetesë” dhe jo për rritje strategjike/ Zgjerohet ndjeshëm huaja për pajisje në Gusht, por bizneset e reja mbeten jashtë
Bizneset shqiptare vijojnë të marrin kredi kryesisht për të mbuluar nevoja të menjëhershme financiare dhe jo për investime afatgjata. Të dhënat e Bankës së......

Qytetarët, optimistë për blerjet e mëdha - BSH: Besimi në ekonomi tkurret me 1.3 pikë. Shërbimet dhe konsumatorët, të vetmit në rritje
Besimi në ekonomi nuk e ka ndalur prirjen rënëse edhe në shtator. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike u tkurr me 1.3 pikë.......

BSH ndërhyn, por zhvlerësimi i euros nuk ndalet - Bleu 161 mln euro në gjysmën e parë të vitit, 45% e kësaj shume në vetëm 2 muaj
Banka e Shqipërisë ka blerë 161.6 milionë euro në tregun e brendshëm gjatë gjysmës së parë të vitit, me qëllim rritjen e rezervës valutore dhe stabilizimin e......

Sa më shumë shkollë, aq më pak sipërmarrje/ Gjysma e të rinjve me arsim të lartë punësohen, por vetëm pak guxojnë të vetëpunësohen
Të dhënat më të fundit për tregun e punës në Shqipëri gjatë vitit 2024 hedhin dritë mbi një fenomen interesant që lidhet ngushtë me nivelin arsimor të të......

Shqipëria më pak e “plakur” se mesatarja europiane/ Raporti i varësisë ndaj të moshuarve arriti në 33.3% në vitin 2025
Raporti i varësisë së të moshuarve, i përcaktuar si përqindja e individëve të moshuar (të moshës 65 vjeç e lart) në raport me popullsinë në moshë pune......

Bostani shqiptar, produkti më i kërkuar në botë! - Vetëm në 8 muaj u eksportuan 54.6 mijë ton në tregjet e huaja
Sasia e produkteve të prodhuara në tokën shqiptare që kanë shkuar në tregjet botërore ka arritur në 361.994 ton deri në muajin Gusht 2025. Krahasuar me......

Universiteti po humbet terren, të rinjtë drejt zanatit - Hasalla: Është ndryshuar mendësia, arsimi profesional po merr përparësi
Gajtë periudhës janar-gusht të këtij viti, 7589 individë kanë marrë formimin profesional. Këto shifra tregojnë një rritje me 49%, krahasuar me të njëjtën......