Presidenti Begaj në mbrëmjen e sipërmarrjes: Vendi ynë ka nevojë për një kulturë moderne biznesi
Presidenti i Republikës, zoti Bajram Begaj, deklaroi para komunitetit të biznesit shqiptar se roli i sipërmarrjes merr rëndësi edhe më të madhe pasi finalizimi i këtij projekti kombëtar prek drejtpërdrejt ekonominë. Duke nënvizuar rëndësinë e krijimit të kushteve që bizneset shqiptare të konkurrojnë me dinjitet dhe sukses në tregun evropian, Presidenti i Republikës u shpreh se procesi kërkon rregulla të qarta, transparencë, sundim të ligjit dhe një mjedis ku sipërmarrja të ndihet e mbrojtur dhe e vlerësuar.
“Evropa është një hapësirë me standarde të larta cilësie, etike dhe përgjegjshmërie, të cilat u hapin sipërmarrjeve rrugën drejt konkurrencës së fortë, por të ndershme, dhe suksesit afatgjatë. Në këtë rrugëtim, bashkëpunimi midis institucioneve shtetërore dhe komunitetit të biznesit mbetet vendimtar për krijimin e një klime stabiliteti dhe besimi”, - deklaroi Kreu i Shtetit në ceremoninë e organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, ku u vlerësuan arritjet e sipërmarrjeve shqiptare që kontribuojnë në rritjen e ekonomisë së vendit tonë.
Presidenti Begaj shprehu mirënjohje ndaj bizneseve që mbështesin komunitetet lokale, ofrojnë mundësi të reja punësimi, promovojnë përgjegjësinë shoqërore dhe kontribuojnë në një ekonomi më të hapur dhe më përfshirëse.
“Shoqëria jonë ka nevojë për modele e shembuj pozitivë dhe vendi ynë ka nevojë për një kulturë moderne biznesi, ku zhvillimi pasqyrohet në rritjen e mirëqenies për të gjithë qytetarët”, - u shpreh Presidenti i Republikës, i cili vlerësoi dhe kontributin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në përmirësimin e klimës së biznesit, të kuadrit rregullator, në nxitjen e inovacionit, rritjen e aftësive menaxheriale e profesionale, si edhe në promovimin e produkteve shqiptare dhe të investimeve vendase e të huaja.
Në fund të fjalës, Presidenti i Republikës shprehu bindjen se përmes sipërmarrjeve të forta, institucioneve të përgjegjshme dhe bashkëpunimit të ndershëm, Shqipëria do të ecë me hapa të sigurt drejt familjes evropiane si një vend me ekonomi konkurruese, me dinjitet dhe me perspektivë të qartë për të ardhmen.
Ministrja Ibrahimaj në mbrëmjen e sipërmarrjes: Rritja ekonomike ndërtohet përmes bashkëpunimit me biznesin
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, mori pjesë në mbrëmjen gala të dedikuar sipërmarrjes shqiptare, organizuar nga Dhoma e Tregtisë......
Mallakastra me treg për vajin e ullirit, ministri Salla: Zgjidhni të blini shqip dhe të hani shqip
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, mori pjesë sot në Mallakastër në inaugurimin e tregut të shpendëve të gjalla dhe vajit të ullirit,......
Ministrja Ibrahimaj: Transformimi digjital duhet të fuqizojë qytetarët dhe të mbrojë të drejtat
Në kuadër të Forumit të Nivelit të Lartë WSIS+20, në Nju Jork, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi se sfida kryesore e dekadës së......
Bruksel, nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit në fushën e Doganave në kuadër të Iniciativës “Green Lanes”
Sot, në Bruksel, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Drejtori......
“Të bashkuar drejt integrimit në BE” - Dhoma e Tregtisë Tiranë, memorandum bashkëpunimi me vendet e rajonit
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi me simotrat e vendeve të rajonit. Marrëveshja ka për qëllim që......
Eurobond i ri në 2027 / 2026, pa dalje në tregjet ndërkombëtare. 45 mld lekë huamarrje neto në tregun e brendshëm
Në 2027, Shqipëria do të emetojë një eurobond të ri, ndërsa gjatë vitit të ardhshëm nuk do të bëjë asnjë dalje në tregjet ndërkombëtare dhe do të mbështetet......
Lidhje ajrore Kanada-Shqipëri - Ministri kanadez: Operimet mund të fillojnë menjëherë
Kanadaja ka nënshkruar një marrëveshje për transportin ajror me Shqipërinë. Njoftimi është bërë nga Ministri i Transportit dhe Kryetari i Qeverisë në Dhomën......
Rënia e eksporteve “rëndon” bilancin tregtar/ Deficiti arriti në 488 mld lekë, thellohet me 3.4% për Janar-Nëntor
Në muajin Nëntor, eksportet e mallrave në Shqipëri arritën vlerën 28 miliardë lekë, duke shënuar një rënie prej 6.9%, krahasuar me Nëntorin e vitit 2024. Në......





