Shqipëria Postuar më 18 Korrik 2025, 17:38

Pranvera Kastrati emërohet Drejtoreshë e Sekretariatit të CEFTA-s - Rama: Moment krenarie!

Nga Fabjona Pasho

 

Pranvera Kastr

     
Pranvera Kastrati emërohet Drejtoreshë e Sekretariatit të CEFTA-s
 

ati është emëruar Drejtoreshë e Sekretariatit të CEFTA-s. Në një postim në Facebook, kryeministri Rama e cilëson emërimin e shqiptares në këtë post si një moment krenarie. 

"Një moment krenarie për të gjithë, emërimi i shqiptares Pranvera Kastrati, në postin e rëndësishëm të Drejtoreshës së re të Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Europën Qendrore)
Tashmë një përfaqësuese e Shqipërisë do të punojë në mënyrë efektive me të gjitha palët për zbatimin e Marrëveshjes së CEFTA-s dhe përmbushjen e angazhimeve të përbashkëta drejt integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimit të integrimit me Tregun e Vetëm të BE-së", shkruan Rama. 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat