Praktikat më të mira për administrimin e pasurive të paligjshme, AAPSK bashkëpunon me Italinë

Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit të praktikave më të mira në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) zhvilloi një takim zyrtar pranë zyrave të homologëve italianë të Agjencisë Kombëtare për Administrimin dhe Destinimin e Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara nga Krimi i Organizuar (ANBSC), në Itali.
Gjatë takimit, palët diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit institucional dhe ranë dakord për nisjen e procedurave për një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve, e cila do të fokusohet në shkëmbimin e informacionit, ndarjen e eksperiencave dhe rritjen e kapaciteteve profesionale, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira të Bashkimit Europian dhe atyre ndërkombëtare në fushën e administrimit të aseteve të sekuestruara dhe të konfiskuara.
Kryeadministratorja e AAPSK-së, Risena Xhaja, vlerësoi modelin italian dhe eksperiencën shumëvjeçare të ANBSC-së në luftën kundër krimit të organizuar, si edhe në menaxhimin efektiv të aseteve të paligjshme.
Nga ana tjetër, Drejtoresha e ANBSC-së, Maria Rosaria Lagana, theksoi se thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve është në interes të përbashkët të Shqipërisë dhe Italisë, duke pasur parasysh natyrën ndërkufitare të aktiviteteve kriminale dhe afërsinë gjeografike mes dy vendeve.
Në fokus të diskutimeve ishte edhe organizimi i workshopeve të përbashkëta ndërmjet institucioneve, me synim shkëmbimin e eksperiencave profesionale, rritjen e kapaciteteve teknike dhe përmirësimin e performancës.
AAPSK vlerëson se bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ndarja e praktikave më të mira mbeten elementë thelbësorë për forcimin e mekanizmave të administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, si dhe për rritjen e efektivitetit në luftën kundër krimit të organizuar.
SHBA dhe Irani shkëmbejnë zjarr në Hormuz - Presidenti Trump thotë se armëpushimi është në fuqi
Ushtria amerikane tha se ka interceptuar sulme ndaj tre anijeve të Marinës në Ngushticën e Hormuzit të enjten dhe është përgjigjur me sulme vetëmbrojtëse.......
Gati testimi i AI-së së qeverisë amerikane - Gjigandët e teknologjisë do të vlerësojnë modelet
Qeveria e Shteteve të Bashkuara do të testojë mjete të reja të inteligjencës artificiale (IA) përpara se ato të publikohen. Firmat teknologjike Google,......
Marrëveshja tregtare, Trump ultimatum BE-së/ Afati deri më 4 korrik, ndryshe tarifa shumë më të larta
Bashkimi Evropian ka afat deri më 4 korrik për të zbatuar plotësisht marrëveshjen tregtare me Shtetet e Bashkuara ose do të përballet me “tarifa shumë më të......
Sulmet në Hormuz, çmimet e naftës rriten përsëri - Ripërtëritja e armiqësive SHBA-Iran fut tregjet në panik
Çmimet e naftës u rritën me rreth 1% të premten, pas shpërthimit të luftimeve të reja midis SHBA-së dhe Iranit, duke kërcënuar armëpushimin dhe duke shuar......
Lufta me Iranin, Kina drejt kamionëve elektrikë - Rënie kërkese nga importuesi më i madh i naftës në botë
Rritja e çmimeve të naftës e shkaktuar nga lufta me Iranin pritet të përshpejtojë elektrifikimin e flotës së kamionëve të rëndë të Kinës këtë vit, thonë......
Trump në Kinë, delegacion i vogël me CEO - Samiti i Pekinit planifikohet të mbahet me 14-15 maj
Shtëpia e Bardhë ka ftuar një delegacion të reduktuar të drejtuesve ekzekutivë për të shoqëruar Presidentin Donald Trump në Pekin javën e ardhshme, thanë......
Ligji i ndihmës shtetërore në konsultim publik, mbikqyrje nga një autoritet i pavarur
Qeveria synon të kalojë kontrollin e ndihmës shtetërore në një autoritet të pavarur, që do të ngrihet pas ndryshimeve në ligjin “Për ndihmën shtetërore”, të......
“ECOFIN, dialogu vjetor me BE, zv.guvernatorja Ahmetaj: Ekonomia shqiptare po i përballon goditjet e jashtme
Zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, zj. Natasha Ahmetaj, mori pjesë në takimin e nivelit të lartë “Dialogu vjetor Ekonomik dhe Financiar midis BE-së......


