Shqipëria Postuar më 14 Maj 2026, 11:28

PPP-të dhe koncesionet, vendoset kufi minimal - S’ka më kontrata nën 5 mln lekë, ndryshon kufiri dhe për tenderët

Nga Ola Mitre

PPP-të dhe koncesionet, vendoset kufi minimal - S’ka më kontrata

Qeveria ka vendosur për herë të parë një kufi minimal monetar për kontratat koncesionare dhe partneritetin publik privat. Sipas vendimit të miratuar një ditë më parë, kufiri minimal për koncesionet dhe PPP-të do të jetë 5 mln lekë, një përcaktim që ndikon drejpërdrejt në trajtimin e kontratave koncesionare dhe PPP-ve, për të cilat deri më tani nuk kishte një prag minimal të përcaktuar.

Ndërkaq, përveç kufirit për PPP-të, vendimi parashikon edhe ulje të disa pragjeve monetare në procedurat e prokurimit publik, në përputhje me ndryshimet e kursit të këmbimit dhe përafrimin me pragjet e aplikueshme në Bashkimin Europian.

Në sektorin klasik, kufiri i lartë monetar për procedurat e prokurimit për punë publike do të ulet nga 603 mln lekë në 528.7 milionë lekë. Ndërkohë, për prokurimet për mallra, shërbime dhe konkurse projektimi, kufiri do të zbresë nga 16 mln lekë në rreth 13.7 mln lekë.

Të njëjtat ndryshime do të aplikohen edhe për kontratat sektoriale, ku kufiri i lartë për punët publike do të mbetet i njëjtë me sektorin klasik, ndërsa për mallrat dhe shërbimet pragu do të ulet nga 49 mln lekë në rreth 42.3 mln lekë.

Vendimi aktual, i miratuar në maj të vitit 2024, përcakton kufijtë monetarë që ndajnë procedurat e prokurimit sipas vlerës së kontratës, duke përcaktuar rregullat procedurale që duhet të ndiqen nga autoritetet kontraktore. Ai ndalon gjithashtu ndarjen artificiale të kontratave me qëllim shmangien e procedurave të prokurimit publik.

 

Ndrysho madhesinë
Aa
Shqipëria 14 Maj Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan ka regjistruar rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm pasi krahasuar me ditën e djeshme është forcuar disi duke u blerë me 80.9 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat