Posta Shqiptare, sërish i vetmi ofrues i shërbimit universal?- Në korrik i mbaron kontrata. AKEP po shqyrton operatorë të tjerë të mundshëm
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare po shqyrton mundësinë që shërbimi universal në Shqipëri të mos ofrohet vetëm nga Posta Shqiptare, por edhe nga operatorë të tjerë.
“Shërbim universal postar” është një minimum i përcaktuar shërbimesh të një cilësie të caktuar dhe me çmime të përballueshme, i mundshëm për të gjithë qytetarët në territorin e vendit, pavarësisht nga vendndodhja gjeografike. Në këtë shërbim përfshihet shëprndarja e objekteve postare si letrat, paketat e vogla, karta postare, cekogramet, ftesat, komunikimet dhe lajmërimet gjyqësore.
Posta Shqiptare është i vetmi ofrues i shërbimit universal në Shqipëri. Në vitin 2020, ajo u pajis me autorizimin individual, si ofrues i vetëm i shërbimit universal postar, me afat pesëvjeçar. Ky afat mbaron në 7 korrik 2025 dhe për këtë arsye AKEP, ka filluar procedurën e analizës së tregut të shërbimeve postare dhe vlerësimin nëse ka më shumë se një ofrues të mundshëm të shërbimit universal postar.
Në zgjedhjen e një ofruesi të shërbimit universal, AKEP duhet të sigurohet që ky shërbim të ofrohet në të gjithë territorin e Shqipërisë, të kryhet sipas treguesve të cilësisë të përcaktuar dhe të ofrohet me çmime të përballueshme.
Për sigurimin e shërbimit universal postar, AKEP ka të drejtë të caktojë një ose më shumë ofrues të shërbimit universal postar, mund të caktojë ofrues të ndryshëm për sigurimin e elementeve të veçanta të një shërbimi universal postar ose ofrues të ndryshëm për mbulimin e zonave të ndryshme të territorit.
Numri i pikave të aksesit në nivel kombëtar duhet të jetë i tillë, që të sigurojë se një zyrë postare t'i ofrojë shërbimin universal postar një numri mesatar të popullsisë prej 5,500 banorë. Nga të dhënat statistikore për vitin 2024 rezulton se përveç Postës Shqiptare asnjë subjekt tjetër i shërbimeve postare nuk i plotëson kriteret për të pasur një zyrë postare për 5.500 banorë.
Si rrjedhojë, Posta Shqiptare mund të rizgjidhet si ofrues i shërbimit universal postar, por është e hapur mundësia që t'i bashkohet edhe një operator tjetër për ofrimin e këtij shërbimi.

Qeveria shtrëngon kriteret për kazinotë- Ministria e Turizmit do të certifikojë hotelet me 5 yje
Në Vendimin e Këshillit të Ministrave, ndryshime janë parqitur për përcaktimin e procedurave të zhvillimit të garës si dhe të kritereve shtesë për të gjithë......

Tarifat nuk i “frikësojnë” kompanitë amerikane në Kinë- AmCham: Vetëm 13% planifikojnë të zhvendosin prodhimin në vende të tjera
Shumica e kompanive amerikane në Kinë nuk planifikojnë të largohen nga vendi pavarësisht sfidave të paraqitura nga tarifat, sipas një ankete nga Dhoma......

Meta siguron energjinë për “IA”- Arrin marrëveshje me një impiant bërthamor për 20 vjet
Meta njoftoi se ka arritur një marrëveshje për të mbajtur një reaktor bërthamor të një kompanie amerikane të shërbimeve në Illinois në funksion për 20......

Shqipëria, e para në Evropë për flukset turistike - Kumbaro: Rritje me 136%. Konfirmon suksesin e modelit shqiptar të turizmit
Edhe në tremujorin e parë të 2025, Shqipëria është renditur e para në Evropë për sa i përket mbërritjeve ndërkombëtare të turistëve. Sipas të dhënave nga......

Tarifat e SHBA rrezikojnë industrinë e peshkimit - Raporti i OKB paralajmëron për pasojat e tensioneve tregtare globale
Vendosja e një tarife prej 10 përqind nga Shtetet e Bashkuara për pothuajse të gjitha importet e peshkimit paraqet rreziqe për tregtinë globale në këtë......

Italianët votojnë për lehtësimin e kërkesave të shtetësisë - Referendumi përfshin pyetje për ndryshimet në tregun e punës
Italianët do të nisin votimin të dielën në një referendum dyditor për të vendosur nëse do të lehtësojnë ligjet e shtetësisë dhe nëse do të përmbysin një......

Kurban Bajrami rriti konsumin e mishit - Shitësit: Ofruam çmim më të lirë në krahasim me vitet e kaluara
Kurban Bajrami, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam, mbledh besimtarët në lutje, reflektim dhe solidaritet. Me sakrificën si simbol dhe......

BE, 13 projekte materialesh kritike jashtë bllokut - Nismat e reja synojnë të reduktojnë varësinë nga eksportet kineze
Bashkimi Evropian njoftoi 13 projekte të reja të lëndëve të para jashtë bllokut për të rritur furnizimet e tij me metale dhe minerale kritike. Be synon të......